BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Politike

Bie numri i të infektuarve me COVID-19, shënohen 79 raste të reja, nuk fituan dot betejën 3 të infektuar, ja shpërndarja gjeografike

Bie numri i të infektuarve me COVID-19, shënohen 79 raste të

Bilanci i të infektuarve me koronavirus në vend, duket se po pëson rënie nga dita në ditë. Në pikun e tij bilanci arriti rreth 140 raste në ditë, por gjatë kësaj jave kurba ka pësuar një rënie pasi ditët fundit shifrat kanë rënë nën 100 raste. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive. Pra rezulton, se në 100 të testuar vetëm 15 janë të infektuar. Vlen të theksohet se janë rritur testet e për pasojë është rritur dhe numri i të infektuarve. Në fillim të pandemisë testoheshin rreth 100 të dyshuar dhe rezultatet ishin rreth 15, pra praktikisht gjendja është e njëjtë. Në përditësimin e të dhënave këtë të premte, MSH-ja deklaroi se kanë humbur jetën tre pacientë të shtruar në dy spitalet Covid. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër e Krujë, nga 3 raste Fier e Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz e Divjakë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2.952, që nga fillimi i epidemisë. Sipas Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive. Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, thuhet në njoftimin e përditshëm për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.