BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Politike

Bie “temperatura” e revolucionit opozitar, gazetari i njohur: Berisha kërcënon Ramën, kur nuk po mund dot Alibeajn!

Bie “temperatura” e revolucionit opozitar, gazetari i njohur:

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, komentoi zhvillimet politike në vend, fatin e Berishës dhe Metës, gjithashtu edhe qeverisjen nën drejtimin e Edi Ramës!

Ai tha se opozita nuk kishte më asnjë impakt në popull dhe prania e saj nuk e shqetëson fare qeverisjen, përkundrazi ia bënte punën më komode.

“Temperaturat e atmosferës dhe ato të politikës janë ulur në shtator, ndryshe nga sa prisnim. Kishte një pritshmëri për shkak të deklaratave që kanë bërë krerët e opozitës, them krerët sepse opozita tashmë ështe e copëzuar. Edhe protesta e fundit e zotit Meta pavarësisht nga kauza nuk pati një impakt dhe nuk ndikoi fare në qeverisjen e zotit Rama.

Edhe pse qeverisja është duke u përballur me kriza të mëdha botërore ajo vazhdon të jetë në komoditet. Pse? Sepse opozita është e përçarë dhe premtimi i Berishës se pas kaq muajsh çdo gjë do rregullohet, kur po zhvillon mbledhje me 12 deputetë me atë që u duk si një fryme foltoreje, e ngriti në një moment opozitën por tani ka mbërritur në një moment stanjacioni.

Berisha pa mundur Edi Ramën, nuk po mund dot Enkelejd Alibeajn. Kjo është ironia. Berisha nuk arriti ta mbledhë PD. Nuk është Berisha i 2005 apo 2007 apo edhe ’90. Është një Berishë që vazhdon me të njëjtat metoda, me të njëjtën mënyrë, madje dhe me të njëjtët njerëz që të bëjë politikë në Partinë Demokratike, dhe dështimi është në grupin parlamentar, pasi nga 50 në mbledhjen e fundit ishte me 12 deputetë, edhe pse ai pretendon që ka një numër shumë të madh pas vetes.

Ndoshta ka mbështetje të ulët në bazë por me grupin parlamentar për mua Alibeaj ka fituar. Nuk na merr malli për Lulzim Bashën, u mungon vetëm meme-xhinjve ndoshta, por Alibeaj po ngjit më shumë nga Basha, që nuk është i zgjedhur por është i komanduar. PD është mjaftueshëm e ndarë në copëzime, i shtojmë dhe Partinë e Lirisë dhe kjo opozitë pastaj është vërtet në një ditë akoma më të vështirë. Është më problem opozita sesa qeverisja. Opozita sot dhe çështja e oppzitës është çështje kombtare sepse opozita nuk po ngjit, nuk po vë në vështirësi qeverinë", tha ai.

 

Më të lexuarat