BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

Bien alibitë e Mynyr Konit, Gjykata Administrative kundër shtyrjes së zgjedhjeve në universitete, ja vendimi

Bien alibitë e Mynyr Konit, Gjykata Administrative kundër shtyrjes

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në kryeqytet rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë. Ditët e fundit ishte rektori Mynyr Koni, ai i cili deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje në universitete, por duket se këtë herë ka ardhur konfirmimi nga gjykata duke i dhënë goditje rektorit të Universitetit të Tiranës. Përmes një deklarate KIZ shprehet se përshëndet këtë vendim, duke shtuar se inkurajojnë një proces zgjedhor në universitet, që të jetë i drejtë dhe i paanshëm. “Komisioni Institucional Zgjedhor i Universitetit të Tiranës përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë. KIZ për Universitetin e Tiranës e vlerëson këtë vendim si inkurajim në veprimtarinë tonë të deritanishme në funksion të garantimit të një procesi sa më të drejtë, të paanshëm, të ndershëm, transparent, të pavarur nga çdo ndërhyrje e grupeve të ndryshme të interesit që cenojnë demokracinë dhe autonominë universitare, vendim që mbron demokracinë zgjedhore universitare dhe mundëson rotacionin e autoriteteve dhe organeve drejtuese përmes votës së lirë të studentëve dhe personelit akademik përmes një procesi të ligjshëm zgjedhor në universitetet publike në vend”, tha KIZ. Më tej bëhet e ditur nga KIZ se ky proces zgjedhor do të jetë edhe garantimi i një sinergjie shumëdimensionale institucionale për përmbyllje të suksesshme të këtij viti akademik, por edhe një fillim i mbarë për vitin akademik të ardhshëm. “Çdo interpretim tjetër, si ai se është duke u penguar e drejta e zgjedhjeve është një tymnajë të cilën vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e shpërndau duke respektuar e ritheksuar parimin e ligjshmërisë së tyre. Ky vendim i dha përgjigjen pretenduesve në të kundërt dhe krijoi kushtet ligjore për të ndaluar qëndrimin në funksione drejtuese përtej afateve të ushtrimit të mandatit. I bëjmë thirrje të gjithë trupës zgjedhore të Universitetit të Tiranës që në detyrim të autonomisë dhe të demokracisë së brendshme universitare ta konsiderojmë ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’ú zgjedhur si kontributin më të madh për rritjen e cilësisë së veprimtarisë akademike dhe kërkimit shkencor nga personeli akademik dhe studentët e të gjithë cikleve në Universitetin e Tiranës”, tha KIZ.