Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bien në duart e ‘kap ça të kapësh’, si i bëhet?”, Ramës nuk i del inati me prokurorin e Durrësit dhe paralajmëron ‘furtunë’ në sistemin e drejtësisë: Të shpallen në kërkim! Mjaft më!

Postuar: 09/10/2019 - 12:51

Kryeministri i vendit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u tregua i prerë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar Vetingun. “Këtë grupin ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike”, tha Rama teksa solli në vëmendje rastin e prokurorit të Durrësit.

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që s’kanë kaluar Vettingun që e dinë që s’do kalojnë Vettingun dhe kanë KÇCk (kap ça të kapësh). Këtë grupin ky parlament duhet ta shpallë grup në kërkim, jo në mënyrë metaforike. Duhet ta shpallim në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, është e kotë të bëjmë predikime. Është e kotë që nga tryeza e opozitës të ngrihemi të fajësojmë qeverinë. Vettingu do të kërkojë edhe disa vite, dhe ne s’lejojmë dot që prokuror si ai në Durrës dhe gjyqtare si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë tek njerëzit. Se kam telefonin me vete, marr mesazhe siç merrni edhe ju…nga njerëz që po capërlohen nëpër prokurorira dhe gjykata. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…kur erdha thashe kush po zihet. Kur po fliste që shteti merret me të fortët dhe të mëdhëntë. Po si i bëhet kur shteti, se shteti janë edhe gjykatat, që çon në prokurori dhjetëra sipërmarrje të mëdha e të vogla që bëjnë abuzime me TVSH dhe askush s’mbahet brenda, por paguajnë dhe ikin? Si i bëhet? Sepse bien në duar prokurorësh që janë KÇK. Shpallja në kërkim e KÇK duhet të jetë objektivi ynë, një orë e më parë. S’mjafton më…po bëhet bajate”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr