BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Politike

Bilanci, 6 viktima dhe 127 persona pozitivë me Covid-19, infektohet spitali dhe Drejtoria e Tatimeve në Berat

Bilanci, 6 viktima dhe 127 persona pozitivë me Covid-19, infektohet spitali

Bilanci i djeshëm ka regjistruar 127 persona pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në të dy spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 531 testime, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi. Deri më tani Tirana paraqet numrin më të lartë të infektimeve e ndjekur nga Kruja dhe Durrësi. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. “6 persona kanë humbur jetën në dy spitalet Covid, ku 3 qytetarë janë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.  Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid-19 po ndiqen në dinamikë nga mjekët e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. “Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.  Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  

Më të lexuarat