Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Bindja Demokratike e Rudina Hajdarit do të ketë anëtarë figura të larguara nga PD'

Postuar: 21/04/2019 - 09:50

Partia e re “Bindja Demokratike“, e sapokrijuar do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kjo parti pritet të ketë anëtarë figura të njohura të larguara nga Partia Demokratike.
 
Alternativa e re opozitare e ka emrin “Bindja Demokratike”, e sapokrijuar të shtunën, ( 20.04.2019) . Themeluesit e saj janë  Rudina Hajdari, deputete e Partisë Demokratike,(PD) dhe kryetare e grupit të sapoformuar parlamentar demokratik opozitar si edhe dhe ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, një nga kritikët më të ashpër të liderit aktual të PD, ish deputetit demokrat Lulzim Basha, që hoqi dorë nga mandati i tij parlamentar në shkurtin e kaluar së bashku me deputetët e tjerë të grupit parlamentar të PD, me përjashtim të deputetes Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
 
“Bindja Demokratike” do të regjistrohet në Gjykatën e rrethit të Tiranës, të martën e javës së ardhshme , më 23 Prill. Kryetare e saj do të jetë Rudina Hajdari dhe nënkryetar Astrit Patozi.
 
Grupi parlamentar demokratik bëri me dije të premten( 19.04) se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Themelimi i partisë së djathtë opozitare “Bindja Demokratike” vjen pas këtij vendimi dhe nevojës për të kapur afatet kohore të Kodit Zgjedhor për t’u regjistruar si subjekt politik që do të marrë pjesë në garë me siglën e saj.
 
Anëtarë  të partisë së djathtë opozitare “Bindja Demokratike”pritet të jenë figura të njohura të PD-së, të cilat lideri i saj aktual Basha nuk i përfshiu në zgjedhjet parlamentare  2017, për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj strategjisë politike të PD  në zgjedhjet parlamentare 2017.
 

Bindja Demokratike synon të bashkëpunojë me maxhorancën socialiste në reformimin e sistemit zgjedhor dhe të përfaqësojë në parlament elektoratin demokrat dhe opozitën e qytetarëve. DW 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 16:56

Propozimet e Lulzim Bashës të bëra në Durrës, për ndryshim të sistemit zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit te populli, kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla i sheh si ëndrra të kreut demokrat.

Postuar: 23/05/2019 - 16:47

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Arben Ahmetaj përmes një fjale të gjatë në Parlament

Postuar: 23/05/2019 - 16:43

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pasi KQZ i rrëzoi kandidatin për bashkinë e B

Postuar: 23/05/2019 - 16:35

Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, në të cilën u prezantua raporti i Institutit të Studimeve t

Postuar: 23/05/2019 - 16:29

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit iu dha sërish

Postuar: 23/05/2019 - 16:28

Në një intervistë për Deusche Welle ish-ministri gjerman Schëarz-Schilling thote se opozita e sot

Postuar: 23/05/2019 - 16:22

 Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar nga Korça letrën e dytë të kryeministrit Edi