Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bizneset pa kontrata, Voltana Ademi nuk përmbahet dhe zbulon çfarë do ndodhë pas dy javësh

Postuar: 16/06/2019 - 17:00

Voltana Ademi ka reaguar për situatën e krijuar me kontratat, ku tha se ka ndikuar politika në vend megjithatë thotë se shpreson që gjërat të zgjidhen brenda dy javëve të ardhshme. Ditën e sotme është çelur sezoni turistik në plazhin e Velipojës. E pranishëm në çeljen e sezonit ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila ka thënë se bizneset që operojnë në vijën bregdetare nuk kanë kontrata dhe për momenti vijojnë të përdorin hapësirën publike në mënyrë të paligjshme.

Më pas ajo ka thënë për situatën e krijuar me kontratat ka ndikuar edhe situata politike në vend megjithatë thotë se shpreson që gjërat të zgjidhen brenda dy javëve të ardhshme.

"Ka ndikuar. E para për vonesat administrative. Për qetësinë. Ne kemi pak pushues tani. Filloj më shumë vonesë por shpresoj shumë se në këto dy javë gjërat të qetësohen shpejtë. Dhe  të hapet sezoni turistik në Shkodër dhe në Shqipëri" ka thënë Voltana Ademi.

"Në këto momente që po flasim asnjëri prej bizneseve nuk ka një kontratë,  për përdorimin e hapësirës. E përdorim të gjithë sepse është hapsirë plazhi. Bashkia nuk mund të lidh kontratë kur nuk janë në konform rregullave" ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndërsa e pyetur për sigurinë e vijës bregdetare kur jo më larg se ditën e sotme një grua nga Kosova rrezikoi të mbytej, Ademi ka thënë se shpreson që të bëhet më mirë pasi nuk do të jepen kontrat pa u plotësuar kushtet. 

"Bashkia ka blerë vetë govat e ujit për vijën bregdetare për të investuar. Jemi përpjekur tu vijmë në ndihmë edhe bizneseve. Në mënyrë që tu sigurojmë dhe kur na konfirmohet kalimi për mjetet ujore, për të patur sigurinë. Kontrata do të lidhen kur të kemi atë që VKM parashikon për sigurinë. Shpresojmë të kemi një përmirësim. Sivjet shpresojmë të bëjmë një hap më para" ka shtuar Ademi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 00:05

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj  është përplasur sërish me gazetaren Klodiana Lala në emisionin Opinion.Gazetarja i kërkoi llogari ministrit për një listë me oficerë të policisë të inkriminuar, ndërsa zoti Ll

Postuar: 11/11/2019 - 23:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se prej kohësh po punohet për ndryshimin e legji

Postuar: 11/11/2019 - 23:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e

Postuar: 11/11/2019 - 22:59

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do

Postuar: 11/11/2019 - 22:52

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, p

Postuar: 11/11/2019 - 22:34

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se  senëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fion

Postuar: 11/11/2019 - 22:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuluar arsyen pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-