
Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Bizneset refuzojnë ILDKP, nuk pranojnë futjen e spiunëve për denoncimin e aferave

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2017

Ligji për ngritjen e strukturës së sinjalizuesve në administratë dhe në subjektet private, për denoncimin e aferave nga vetë punonjësit, duket se nuk do të funksionojë. Bizneset kanë refuzuar urdhrin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të ngrenë strukturën e “spiunazhit” brenda datës 15 korrik dhe të dërgojnë pranë këtij institucioni gjeneralitetet e personave të përzgjedhur.
Data sot shënon 12 gusht dhe nuk ka asnjë lëvizje. Shkresa u firmos nga Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, ku ju bëhej me dije subjekteve private se, në rast se nuk zbatohet kjo kërkesë atëherë biznesi ngarkohet me përgjegjësi administrative dhe penale. Njësitë përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve do të ngrihen në të gjitha autoritetet publike me mbi 80 punonjës dhe subjektet private, të cilat kanë më shumë se 100 të punësuar. Por shumica e bizneseve ende nuk i kanë ngritur.
Njësia përgjegjëse përbëhet nga dy punonjës të trajnuar posaçërisht në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve. Moscaktimi i njësisë përgjegjëse nga organizata, në përputhje me ligjin, dënohet me gjobë 100.000 lekë. Rastet që do të sinjalizohen do të lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës. Ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat, do të paguhen nga këta të fundit dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.
Si kryhet hetimi administrativ
Është çdo njësi përgjegjëse ose ILDKPKI-ja që heton administrativisht sinjalizimin, në përputhje me procedurën e përcaktuar në këtë ligj. Sipas ligjit, procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit përfundon sa më shpejt të jetë e mundur, por, në çdo rast, jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit, përveçse kur nga rrethanat kërkohet një afat më i gjatë. Gjatë periudhës së hetimit administrativ, njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja shqyrton dhe vlerëson pretendimet e ngritura nga sinjalizuesi në lidhje me veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.
Për këtë qëllim, njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja ka të drejtë të kërkojë informacione dhe dokumente, të urdhërojë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyesë persona në dijeni ose rrethanat e çështjes ose të konsultohet me ekspertë të fushave të ndryshme. Më tej në hetimin administrativ merr pjesë sinjalizuesi dhe çdo person tjetër i tretë, kur dyshohet se posedon dokumente ose ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara, përfshirë dhe të sinjalizuarin, nëse vlerësohet e nevojshme nga drejtuesi i hetimit.
“Çdo palë pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt, në përputhje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe: a) mund të japë deklarata me shkrim, argumente ose opinione; b) mund të konsultohet me dosjen e hetimit; c) ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij”, thuhet në ligj.
Eneida Jaçaj
Më të lexuarat


Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

"Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?"/ Vangjel Dule tregon vendimin nëse është pro bashkimit me Alibeajn dhe nëse kryetari i komanduar i PD-së është patericë e Ramës

Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë...

Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve
