BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Politike

Bledi Çuçi: Ligj të ri për vetingun në polici, do futen në skaner vetëm emrat që kërkojnë postet drejtuese

Bledi Çuçi: Ligj të ri për vetingun në polici, do

Modernizimi përmes digjitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme për sa i përket Policisë së Shtetit. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë. Sa i përket reformimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (SHÇBA) ai përmendi ligjin e ri të miratuar në muajin dhjetor dhe shtimin e kompetencave për këtë institucion. “Ajo që unë e besoj fort është se sa më shumë pavarësi të ketë një institucion në një sistem të caktuar, aq më shumë kontroll duhet ushtruar mbi këtë institucion, kontroll nga jashtë, jo kontroll politik. Objektivi tjetër është reformimi i Agjencisë Mbikëqyrëse të Policisë. Pra, duke i dhënë gjithmonë e më tepër pavarësi piramidës së policisë, por duke rritur instrumentet kontrollues. Kemi bërë një ligj të ri, që kjo agjenci nuk është strukturë policore, është civile, është jashtë strukturës së policisë. I kemi dhënë kompetenca më tepër se çka pasur SHÇBA”, deklaroi Ministri i Brendshëm. Duke folur për procesin e vetingut të trupës policore, ai tha se verifikimit të integritetit profesional e pasuror do t’i nënshtrohen vetëm ata punonjës që duan të marrin pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. “Kur mora detyrën si Ministër i Brendshëm e pezullova vetingun për të gjithë trupën policore. Dhe tani po fokusohem për një ligj tjetër, që vetingu të jetë një proces që do të bëhet për ata punonjës policie që duan të shkojnë në pozicione drejtuese. Kjo, e rregulluar qartë. Integriteti profesional dhe morali i figurës dhe integriteti pasuror, i cili do të bëhet me një instrument që sot e ka ligji dhe shteti shqiptar; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, theksoi ministri Çuçi. Në vijim të diskutimit ministri Çuçi vlerësoi Policinë e Shtetit si një nga institucionet më të besueshme në vend, kjo duke iu referuar studimeve të huaja që masin perceptimin e publikut shqiptar.

 

Më të lexuarat