
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Bledi Çuçi: Policia e Shtetit institucioni më i besueshëm, prioritet lufta kundër krimit dhe drogës, ja sfidat për 2021

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Teksa ditën e djeshme Policia e Shtetit shënoi 108-vjetorin e krijimit të saj, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehu bindjen se ky institucion është ndër më të besuarit për publikun. Duke folur në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit në ambientet e jashtme të Akademisë së Policisë, para një numri të kufizuar pjesëmarrësish për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ministri Çuçi iu rikthye edhe njëherë sondazheve, ndërsa foli me superlativa për uniformat blu, të cilat i etiketoi si tejet profesionale. “Mjafton t’u referohemi sondazheve të opinionit të javëve të fundit e jo vetëm, ku rezulton se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit. Ndër aspektet pozitive të ndryshimeve në radhët e Policisë është përtëritja e radhëve të saj me elementë të rinj, të aftë, të përgatitur e të përkushtuar. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën duke krijuar mundësitë për çdo të ri që ka një formim akademik, të bëhet pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit. Të mbajmë parasysh faktin se jemi ndër vendet me numër më të ulët trupash policore për numër popullsie në rajon ndoshta dhe më gjerë. Këtë mangësi po përpiqemi ta mbushim sa është e mundur nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja, e metodave moderne të policimit”, deklaroi ai. Më tej ministri Çuçi ka bërë edhe një analizë të vitit 2020 të punës së Policisë duke folur edhe për prioritetet, sikundër janë lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar. “Viti që lamë pas nisi me sfidën për zbulimin e konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme e kriminale. OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro, e ky proces këtë vit është drejt finalizimit. Paralelisht me këto aksione, trupa e policisë ka një vëmendje konstante në luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve e paligjshmërive të ndryshme. Këto janë ndër prioritetet e punës për të cilën merr kuptim vetë ekzistenca e strukturës së Policisë së Shtetit”, shtoi ministri. Ndërkohë, ministri Çuçi u ndal dhe te sfidat e Policisë për vitin 2021. “Viti 2021 do të sjellë një ngarkesë jo të lehtë për Policinë e Shtetit e Ministrinë e Brendshme, pasi është vit zgjedhor. Policia ka detyra specifike për sigurimin e mbarëvajtjes së tyre. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim shtesë kohe dhe energjie”, nënvizoi Çuçi.
Më të lexuarat


Bledi Çuçi ‘flakë për flakë’ me Vangjel Tavon: E shoh që të paska dhembur! Nuk është faji im që...

Deputetja e LSI-së i jep përgjigjen e fortë Vangjel Tavos: Je 'pelivan' i një kohe të mbaruar

Kreshnik Spahiu i përgjigjet Altin Goxhajt pas akuzave të forta: Nuk kam asgjë në dorë...!

Taulant Balla 'surprizon' Ardit Gjebrean: Babait tim i ka rënë telebingoja! Ja sa para ka fituar

Kreshnik Spahiu paralajmëroi sot rikthimin në politikë, vjen mesazhi i fortë i Altin Goxhajt: Ai bën sikur ne...

Rudina Hajdari në një rrëfim ndryshe, flet për herë të parë për marrëdhënien me bashkëshortin: Po kalojmë një moment shumë të vështirë

Bledi Çuçi tha se socialistëve iu bashkua një deputete e LSI, vjen reagimi i papritur i Vangjel Tavos

Fitoi bursën e studimit, por nuk kishte para për autobusin, Taulant Balla tregon çfarë i ndodhi disa ditë para se të nisej për Rumani

“Ky tani është fakt...”, Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

“Dashuria nuk njeh moshë e ngjyrë”/ Taulant Balla prezanton bashkëshorten dhe tregon për herë të parë si janë njohur: Iris vinte nga një familje persekutuar...
