BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Politike

Bledi Çuçi tha se socialistëve iu bashkua një deputete e LSI, vjen reagimi i papritur i Vangjel Tavos

Bledi Çuçi tha se socialistëve iu bashkua një deputete e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtues politik i PS-së për Qarkun e Gjirokastrës, tha sot se socialistëve iu bashkua edhe deputetja e LSI-së Adiola Braha. 

Lidhur me deklarimet e ministrit të Brendshëm reagoi ish-deputeti Vangjel Tavo, mandatin e të cilit në Kuvend pas dorëzimit nga opozita e bashkuar e mori pikërisht Adiola Braha.

Postimi i plotë

Po ç’na bëre more Bledi!? 

Po si na e bëre këtë o Bledi!? 

Po si na e more o Bledi!? 

Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!?

Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? 

Mos more Bledi çfarë na bëre! 

Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! 

Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill.

Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës.

Më të lexuarat