BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

Blendi Klosi tregon të papriturën që u përballë ditën e zgjedhjeve kur votoi: U ngatërrova, nuk po gjeja...

Blendi Klosi tregon të papriturën që u përballë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi e ka cilësuar kërkesën e PD-së dhe të LSI-së të palogjikshme dhe jo ligjore.

Klosi, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat. Një gjë e tillë, sipas tij nuk qëndron teksa tha se nuk do e shqetësonte aspak fakti nëse në Berat do të rinumëroheshin votat, duke shprehur bindjen se ky proces ka shkuar pa manipulime.

"Kërkesa nuk është logjike dhe ligjore. Kam parë ato të LSI dhe janë gjëra fare që s'kanë lidhje me përsëritje, por problematika të vogla të evidentuara nga qv dhe grupet e numëruesve. Asnjëherë opinioni publik nuk blihet me para dhe rezultati është ai që prisnim, të gjitha sondazhet na nxirrnin fitues. Le t'i numërojnë, nuk kam asnjë merak për këtë proces", tha Klosi.

Në ndryshim nga pjesa më e madhe e mazhorancës, ai është shprehur hapur kundër fletës së votimit me numra, siç ishte në 25 prill. Kjo sepse sipas tij sillte ngatërresë të votuesve, siç edhe ka ndodhur. Madje ai ka zbuluar se edhe ai vetë është ngatërruar teksa ka votuar.

"Fleta e votimit ishte pak e çuditshme, se dhe unë kur votova në Tiranë u ngatërrova, pashë që nuk ishte rresht i fundit, por ishte i 12-ti. Fleta e votimit në Berat kishte 5000 fleta të pavlefshme", shtoi Klosi.

Fakti që nuk ka pasur manipulim të procesit të votimit apo numërimit, Klosi liston disa argumente.

"Qendra e votimit që nga evidentimi dhe vendosja e gishtit të çdo votuesi dhe procesi është i gjithi i regjistruar dhe nën monitorimin e kamerave, partitë meqenëse fara ishte garë deri në kutitë te fundit, forcat politike ishte atje, kishte dhjetëra vëzhgues dhe lufta bëhej për çdo votë, nuk dyshojmë që gjatë numërimit të votave të ketë pasur qoftë edhe në një fletë të vetme", përfundoi ai.