Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Blindohen të gjitha aerodromet dhe fushat në Shqipëri

Blindohen të gjitha aerodromet dhe fushat në Shqipëri

Postuar: 16/05/2014 - 07:27

Blindohen të gjitha aeroportet në Shqipëri, pas skandalit me kapjen e avionit me drogë në Divjakë. Ndonëse Shqipëria nuk ka shumë aeroporte, ku i disponueshëm është vetëm aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, i cili është përdorur për qëllime ushtarake, si në rastin e luftës së Kosovës në vitin 1999. Mazhoranca ka marrë masa për bllokimin e aeroportit me blloqe betoni, si masë mbrojtëse për zhvillim të trafiqeve të tjera në këto aeroporte si dhe betonizimin e të gjitha fushave në Shqipëri. Ndërkohë vendi ynë ka dhe aerodrome që kanë kapacitete më të vogla dhe fusha aviacioni. Nën administrimin e Forcave të Armatosura janë aerodromi i Gjadrit në Lezhë dhe ai i Kuçovës.
 
Ndërsa të dy këto aerodrome nuk janë funksionale, ndërsa ai i Kuçovës ruhet nga forcat e ushtrisë dhe ai i Gjadrit tashmë është mbushur me blloqe betoni dhe është nën monitorim. Nga ana tjetër janë dhe fushat e aviacionit, gjashtë të tilla, nga të cilat 2 prej tyre ajo e Gjirokastrës dhe i Shtoit janë nën administrimin e ushtrisë, ndërkohë që fusha e Lumalasit në Korçë, Akernit në Vlorë, Finiqit në Sarandë dhe Plukut në Lushnje nuk janë nën administrimin e ushtrisë. Në fushën e Lumalasit ka filluar nga Ushtria të vendosen blloqe betoni, si në aerodromin e Gjadrit. Të gjithë këto aerodrome dhe fusha ka përmbi një vit që janë rivënë nën kontroll dhe po ruhen me forca të ushtrisë, pas një periudhe tetë vjeçare jashtë vëmendjes dhe kontrollit të ushtrisë dhe të shtetit shqiptar.
 
Ndërkohë që po mendohet që të vihet dorë mbi ta dhe për të modernizuar dhe për ti rivënë në funksion që të jenë në gatishmëri për të ardhmen dhe përmes investimeve të vendeve partnere në NATO. Kështu, në kuadër të modernizimit të aeroportit ushtarak të Bazës Ajrore Kuçovë, në vjeshtë të vitit të kaluar ishte një delegacion turk i kryesuar nga nënkolonel Ercvment Erinçik. Qëllimi i zhvillimit të kësaj vizite pune në repartet e Forcës Ajrore ishte diskutimi me specialistët e Forcës Ajrore mbi përpilimin e master-planit për modernizimin e aerodromit të Kuçovës sipas standardeve që duhet të përmbushë një aerodrom ushtarak i NATO. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr