Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Politike

Blindohet ONM, BE kërkon trupa shtesë për ruajtjen e personelit pas përjashtimeve nga drejtësia të gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme

Blindohet ONM, BE kërkon trupa shtesë për ruajtjen e personelit

Sulmet e vazhdueshme të politikës dhe gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar, kanë detyruar BE që të rrisë masat e sigurisë për anëtarët e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Politikanë dhe njerëz të drejtësisë i kanë sulmuar vazhdimisht anëtarët e ONM, ndërsa janë rritur dyshimet se mund të ketë pasur edhe kërcënime ndaj tyre. Ndërkohë Komisioni Europian ka shpallur një thirrje ku kërkon ekspertë sigurie për në Tiranë. Momentalisht siguria e tyre garantohet nga Garda e Republikës, por duket se KE ka vendosur të marrë ekspertë të tjerë që të mbikëqyrin punën e Gardës së Republikës. Bëhet fjalë për një ekspert i cili do të merrte me analizimin e situatës dhe do të vendosë mbi rreziqet që vijnë nga politika apo persona të tjerë. “Për zbatimin e projektit të financuar nga BE dhe ADC, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po kërkon një kandidat të kualifikuar dhe me përvojë për të përmbushur pozicionin e Zyrtarit të Sigurisë në projektin e ONM. Objektivi i përgjithshëm i ONM është të harmonizojë sistemin shqiptar të drejtësisë me BE dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Objektivi specifik është rritja e cilësisë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zvogëlimi i ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe korrupsionit në dhënien e drejtësisë dhe rritja e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore”, thuhet në njoftim. Qeveria ka marrë një vendim ku e përcakton qartë se Garda është përgjegjëse për personelin e ONM. Por duke qenë se reforma në drejtësi po sulmohet fort, duket se ndërkombëtarët kanë marrë masa për të ndaluar çdo kërcënim, presion apo cenim të sigurisë së tyre.

Roli dhe përgjegjësitë

KE ka vendosur që të punësojë persona të kualifikuar për këtë pozicion. Në njoftim janë vendosur përgjegjësitë që do të ketë eksperti. Ai do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të rrezikut të sigurisë në zyrën e Zyrës Qendrore të ONM. Ai do të monitorojë situatën politike dhe të sigurisë në mënyrë që të vlerësojë dhe reagojë ndaj kërcënimeve në një kohë dhe në mënyrë efektive. Po ashtu ai do të sigurojë raportimin në kohë reale të problemeve të mundshme dhe shpërndarjen e informacionit tek Zyrtari Kryesor i Sigurisë. Një tjetër përgjegjësi e ekspertit që do të përzgjidhet është që të ndihmojë Shefin e Sigurisë në kryerjen e vlerësimeve të kërcënimeve dhe rreziqeve dhe të sigurojë një veprim të duhur të sigurisë. Personi do të monitorojë dhe ndihmojë stafin e ONM për t'u siguruar që politikat dhe procedurat e sigurisë ndiqen. Ka një sërë kërkesash që duhet të plotësojë personi për t’u përzgjedhur. Ai duhet të ketë minimumi 5 vite përvojë. Duhet të ketë përvoja të mëparshme për organizatat shqiptare të sigurisë ose në një mjedis ndërkombëtar. Eksperti që do të përzgjidhet duhet të ketë përvojë pune në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian, ose me organizata ndërkombëtare dhe në një kontekst ligjor konsiderohet si një pasuri. Një tjetër kërkesë është kuptimi i thellë i ndjeshmërisë lidhur me elementet e sigurisë së reformës në drejtësi.

Roli i Gardës

Momentalisht sipas një vendimi të 6.11.2017 anëtarët e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ruhen nga Garda e Republikës. Fakti që KE po kërkon një ekspertë tjetër tregon se ka rënë besimi tek Garda ose po kërkohet një mbikqyerje më e sofistikuar. Sipas vendimit në fjalë është vendosur që Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë, kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.