BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Politike

Blindohet SPAK, Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, deri më sot e ruante policia

Blindohet SPAK, Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e

Duke nisur nga dita e djeshme perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës. Deri më dje, këto institucione ruheshin nga Policia e Shtetit. Godinat e SPAK dhe GJKKO konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë. Vendimi i marrë në 27 korrik të vitit të kaluar, ka nisur zyrtarisht zbatimin këtë të mërkurë në datën 1 shkurt. Sipas vendimit, punonjësit e policisë së shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës së Republikës. Nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të vetingut të krijuara pas reformës në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit. Po çfarë është SPAK? Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo strukture, e përbërë nga organet e lartpërmendura do të ndjekë dhe hetojë vetëm çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përgjegjëse për gjykimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe akuzave penale kundër një numër zyrtarësh të lartë si: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, etj. Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e përbërë nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të cilat ndodhen në Tiranë me fuqi veprimi në të gjithë territorin e Shqipërisë.