BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama akuza Metës dhe Berishës për grusht shteti, presidenti kërcënon nga Vlora

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama akuza Metës dhe Berishës

Bllokimi i fluturimeve dje në aeroportin e Rinasit ka rikthyer luftën politike në vend. Teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të 25 prillit, një grevë e tillë është parë si puç politik. Kryeministri Edi Rama e ka drejtuar dje gishtin nga dyshja Meta-Berisha. Ky i fundit ndodhej dje në Përmet dhe Tepelenë, duke zhvilluar disa takime elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që ka reaguar në rrjetet sociale dhe gjatë fjalës së tij para qytetarëve, duke hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Sipas tij, Meta po përpiqet të rrëzojë qeverinë, por e paralajmëroi se nuk ka asnjë mundësi për diçka të tillë. “Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja”, shkruan ai. Po ashtu, në një status të dytë në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehu bindjen se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen Meta dhe ish-kryeministri Berisha, të cilët i akuzoi se gjithçka po e bëjnë për të penguar ardhjen e vaksinave. Madje, Rama paralajmëroi ndjekje penale për organizatorët e grevës. “Sabotimi i rëndë i aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza” nuk do tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat! Organizatorët do kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin”, nënvizoi ai. Ndërkohë, nga Memaliaj, ku zhvilloi një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër, kryeministri Rama foli për zhvillimet në Rinas dhe i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit dhe që janë ngarkuar me mision nga Meta-Berisha. “Meta dhe Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Por nuk do t’ia arrijnë. Kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë. I kanë bërë llogaritë gabim, por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do dështojë”, deklaroi Rama.

Reagon Meta

Presidenti Ilir Meta, ju përgjigj akuzave të kryeministrit nga Vlora. Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes pasi nuk mund të bëjë lojëra me çështje të tilla. Presidenti tha se provokimet e qëllimshme nuk e shqetësojnë teksa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, sindikatës dhe përfaqësuesve të kontrollorëve që të zhvillohet një konferencë online për të zgjidhur këtë çështje pa cenuar qytetarët. “Në këtë moment delikat, dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollorëve, qoftë të atyre që janë provokuar apo që janë larguar nga puna në shenjë proteste, dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë, nuk jemi në Amerikën Latine të para disa dekadave këtu, unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen që kanë vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për zgjedhjet e 25 prillit, që do bëhen e nuk e luan topi. Unë e ftoj kryeministrin, ministren, sindikatën edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror që të zhvillojmë në çdo moment një konferencë online dhe të japim një zgjidhje që nuk cenon qytetarët shqiptarë dhe ata europianë sepse është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ia bëjë vendit të tij. Siguria e qytetarëve tanë të mos cenohet për asnjë sekondë dhe që detyrimet e Republikës së Shqipërisë të plotësohen me përgjegjshmërinë maksimale”, tha Meta.

Më të lexuarat