Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bllokimi i Gent Cakës ndez debatet dhe në Kosovë, Baton Haxhiu dhe Arbana Xharra kritika ndaj Metës, Edita Tahiri kundër Ramës

Postuar: 11/01/2019 - 07:52

Vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të Jashtëm Gent Cakën ndezi jo vetëm politikën vendase, por nxiti edhe reagime nga Kosova. Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë shumë personalitete shpërthyen në akuza kundër kreut tonë të shtetit. Fillimisht ishte analisti Baton Haxhiu, ai i cili i dërgoi një letër Metës, ku nuk kurseu akuzat ndaj tij. Haxhiu i kujtoi presidentit se për sa kohë ka këtë post, ka rol ceremonial, ndërsa u shpreh me konsiderata të larta për figurën e Gent Cakës. “Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karrierë. Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial. Në rast se do të shfrytëzosh zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucione, por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën e tij drejtuar Metës. Sipas Baton Haxhiut, presidenti po kryen një gabim historik duke mos dekretuar Cakën, ndërsa me tone deri diku urdhëruese i kërkon që kjo gjë të ndryshojë menjëherë. Por Baton Haxhiu ka reaguar në media edhe pas refuzimit të Metës. Vendimin e presidentit ai e ka cilësuar diletantizëm. “Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentet e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon. Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, u shpreh Baton Haxhiu.

Reagimet e tjera

I ashpër ishte edhe reagimi i anëtares së PDK, Arbana Xharra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e quajti Ilir Metën bandit. Për të, kreu ynë i shtetit është një njeri i korruptuar. “Hajduti i filmuar me para në dorë, duke u korruptuar thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president. Si plot të tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndryshme nga qeveria shqiptare?! Pse nuk u dashka me pas Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve ujë, dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere!”, tha Arbana Xharra. Përtej reagimeve kritike, nga fqinjët tanë pati edhe nga ata që e mbështetën Ilir Metën në vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakën në krye të Ministrisë së Jashtme. Një nga ata ishte edhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri. “E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, tha Edita Tahiri. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe ish-drejtuesi i UÇK, momentalisht aktivist i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. “E përgëzoj presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, ishte reagimi i Selimit.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 13:19

Ish-deputeti Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar policinë për të ushtruar terror mbi banorët e Unazës se Re.

Postuar: 23/07/2019 - 12:26

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut pë

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrug

Postuar: 23/07/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje një mesazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarë

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi

Postuar: 23/07/2019 - 11:07

OSBE i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën anti shpifje për të rishi