BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

Bllokohen emërimet për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, erë pazaresh Rama-Meta për të penguar shkarkimin e presidentit

Bllokohen emërimet për Gjykatën e Lartë dhe atë

Nis të bjerë erë pazaresh bllokimi që po ndodh me Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Kuvendi e shkarkoi Ilir Metën nga detyra, por po jepen sinjale se kjo gjë mund të bllokohet në Gjykatën Kushtetuese. Ditët e fundit është bërë mjaft e qartë se raportet mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta janë qetësuar jashtë mase. Ky i fundit nuk krijoi asnjë vonesë me dekretimin e qeverisë së re, ndërsa i thuri elozhe kryetares së Kuvendit. Por sipas burimeve, ka nisur një lojë e pisët në prapaskenë për të bllokuar shkarkimin e Metës në Kushtetuese. Por cila është skema që po ndiqet? Palët duket se janë bërë bashkë për të mos lejuar plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë dhe në këtë mënyrë mund të kemi një vendim nul, i cili i kënaq të gjitha palët dhe Metën e lë në detyrë. Sipas ligjit, Kushtetuesja duhet që të ketë minimalisht 5 vota pro shkarkimit të Metës, nëse nuk kapet ky numër atëherë vendimi del nul dhe presidenti nuk shkarkohet. Mazhoranca dhe Meta duket se kanë gjetur konsensusin që të shkojnë te kjo skemë.

Faktet e pazarit

Nëse i marrim me radhë faktet, duket qartë se kemi një pazar të fortë në prapaskenë. Së pari prej 9 muajsh po mbahet peng plotësimi i Gjykatës së Lartë. Kushtetuesja ka 9 me ligj anëtarë dhe 3 të fundit i emëron Gjykata e Lartë. Kjo e fundit nuk i ka emëruar emrat e saj sepse nuk ka krijuar kuorumin nevojshëm prej 10 anëtarësh. Momentalisht janë në detyrë vetëm 9 dhe anëtari i dhjetë nuk emërohet. Emri i fundit që duhet të kalojë është nga radhët e juristëve dhe ai është kualifikuar që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Por KLGJ nuk është kujtuar asnjë herë të marrë vendim për emërimin e tij. Pra duket se po mbahet qëllimisht peng Gjykata e Lartë, pasi përmes saj nuk plotësohet dot Kushtetuesja. KED nga ana e saj po vijon me verifikimin e kandidatëve, por nuk kemi asnjë zhvillim as prej saj. Ndërkohë një tjetër fakt është se sipas ligjit, kolegji i Gjykatës Kushtetuese duhet të mbyllë shqyrtimin brenda 3 muajve. Dje skadoi afati për dosjen e Metës dhe nuk ka asnjë sinjal. Pra janë një sërë elementësh që të bëjnë të dyshosh se kemi pazare.

Afrimi Rama-Meta

Sinjalet për një afrim Rama-Meta erdhën që kur në Tiranë mbërriti ish-ambasadori Richard Grenell. Ky i fundit u prit nga Meta dhe u strehua në hotelin e një biznesmeni pranë Metës. Ndërkohë të vetmin individ tjetër që takoi ishte Rama. Gazeta “Sot” ishte vetmja që tha në atë kohë se ai po ndërmjetësonte një afrimitet mes Ramës dhe Metës. Nëse shohim ditët e fundit del qartë se Rama e Meta kanë sheshuar konfliktet. Meta dekretoi si kryeministër dhe për 3 ditë dekretoi ministrat e rinj. Vlerësoi Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi, ndërkohë që Rama deklaroi se do betohet te Meta. Pra duket si skenar i mirëmenduar që nuk do kishte asnjë problem me qeverinë e re. Në këmbim të dekretimit duket se Meta fiton qëndrimi në detyrë. Sinjalet janë se nuk do kemi shkarkim në Kushtetuese. Të gjithë janë bërë bashkë për të mbajtur me 7 anëtarë këtë gjykatë, e cila rrit ndjeshëm rreziqet që të mos kemi fare vendim lidhur me dosjen për presidentin.

Më të lexuarat