BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bllokohen hetimet për aferën e CEZ, gjykata pranon zgjatjen e afateve, Berisha, Ruli, Bode dhe Mima gati t’i shpëtojnë drejtësisë

Bllokohen hetimet për aferën e CEZ, gjykata pranon zgjatjen e afateve,

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të zgjatur me tre muaj të tjerë hetimet në lidhje me aferën CEZ. Hetimet për CEZ janë bllokuar sërish pasi akoma nuk ka ardhur përgjigja e dy letër-porosive që prokuroria ka dërguar në Kosovë dhe në Francë në lidhje me dëshminë e Nuel Kalajt, i cili mendohet se ka qenë sekseri mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke në privatizimin e OSSH. Por krahas këtyre dy letërporosive, prokuroria nuk ka marrë as përgjigje edhe sa i takon letërporosisë të dërguar në Çeki, për dëshminë e dy ish-drejtuesve çekë në CEZ vendin tonë Jan Ivan dhe Josef Heicek. Kujtojmë këtu se për këtë dosje ka një kallëzim të bërë nga juristi Romeo Kara dhe Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2017, mbi shkeljet që janë bërë nga privatizimi i ish-OSSH nga CEZ. Të kallëzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij, disa ish-ministra dhe zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, të cilët janë akuzuar për korrupsion e shpërdorim detyre, pasi pretendohet se ata i kanë shkaktuar shtetit 414 milionë euro dëme. Por hetimet për këtë çështje u pushuan gjatë kohës që në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ishte Adriatik Llalla. Ndërsa Gjykata e Tiranës në fund të dhjetorit të vitit 2017 vendosi rihapje të dosjes dhe dha 3 muaj afat. Ky afat u shkel nga prokuroria dhe më 17 prill të vitit 2018 u mor një vendim i dytë po nga Gjykata e Tiranës që hetimet të rizgjaten me 3 muaj. Mirëpo edhe ky afat skadoi më 17 korrik të këtij viti. Ndërkohë që dje për të tretën herë, gjykata e Tiranës i ka dhënë edhe tre muaj kohe prokurorisë për hetimin e çështjes së privatizimit të ish-OSSH tek çekët e CEZ.

Berisha, Ruli, Bode dhe Mima gati t’i shpëtojnë drejtësisë

Në Shqipëri janë mbyllur të gjitha proceset e hetimit për dosjen CEZ dhe tashmë po kërkohet vetëm dëshmia e Nuel Kalajt, i cili është njeriu që afroi kompaninë çeke me Sali Berishën. Ai është mes të kallëzuarve dhe pretendohet se është personi që ka dijeni për të gjitha aferat. Prokuroria ka lëshuar për të dy thirrje që të paraqitet për të dëshmuar por ai deri më tani nuk është bërë i gjallë. Kalaj është me origjinë nga Kosova dhe ka dy banesa, një në Kosovë dhe një në Francë. Prokuroria ka kërkuar ndihmë dhe nga autoritet e këtyre dy vendeve për të gjetur Nuel Kalajn dhe ky i fundit nuk duket askund. Mirëpo, nëse përgjigjja e letër-porosisë nuk mbërrin sërish në kohë atëherë prokurorët do jenë të detyruan që të kërkojnë sërish shtyrje të afatit. Megjithatë, një kërkesë tjetër për shtyrje afati do të tregonte hapur se hetimet për këtë çështje do të zvarriten sërish, nisur kjo edhe nga fakti se shume dosje të nxehta kanë mbetur peng i letër-porosisë. Por zvarritja e hetimeve të kësaj çështjeje do të sillte që ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministrat e tij, si Ruli, Bode dhe Mima, t’ia hedhin paq drejtësisë dhe pse shtetit i është shkaktuar një dëm prej 414 milion eurosh. Detaj ky që do të tregonte se prokuroria sa herë ka pasur dosje me emra politikanësh asnjëherë nuk ka mundur t’i çojë ato deri në fund.

Dosja CEZ-DIA

Një tjetër çështje e nxehtë në sirtarët e prokurorisë është edhe dosja CEZ-DIA. Më konkretisht, në 19 tetor 2017, juristi i OSHEE Romeo Kara bëri një padi penale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj 7 personave, mes të cilëve ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta dhe 5 zyrtarë të tjerë duke i akuzuar se i kanë shkaktuar shtetit 39.5 milionë euro dëm nga marrëveshja e arritur mes CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve. Por edhe pse kanë kaluar gati 1 viti, kjo çështje ende nuk është zbardhur. Gazeta ka mësuar se dosja vijon të jetë në shqyrtim paraprak nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Megjithatë, edhe për këtë çështje të akuzuarit duket se do t’ia hedhin paq. Sidoqoftë, edhe për këtë çështje na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht gjatë ditëve në vijim.

Endri Arizi

Më të lexuarat