BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bllokohet vetingu në polici, ndërhyn Kuvendi, thirren në komision përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme

Bllokohet vetingu në polici, ndërhyn Kuvendi, thirren në komision

Është konstituuar dje nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun në polici. Duke parë bllokimin e procesit të vetingut në polici, Kuvendi ka marrë frenat në dorë dhe ka vendosur që t’i jap zgjidhje këtij ngërçi. Pas dështimit për herë të dytë të nisjes së këtij procesi, Kuvendi mblodhi dje nënkomisionin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun e Policisë dhe zhvilloi mbledhjen e parë formale. Sipas kryetares Felaj, nënkomisioni do të jetë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për vlerësimin kalimtar periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme. “Ligji ka hyrë në fuqi në datën 4 Prill 2018. Në vijim unë doja t’ju bëja me dije që në nenin 67 të Ligjit në fjalë parashikohet edhe futja e nënkomisionit parlamentar, nënkomision i cili do të jetë në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Objekti dhe fusha e veprimtarisë së këtij nënkomisioni do të jetë ndjekja dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për vlerësimin kalimtar periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, u shpreh Felaj. Por edhe pse opozita e kishte bojkotuar mbledhjen e nënkomisionit, kryetarja Ermonela Felaj u shpreh se nënkomisioni e plotësonte kuorumin dhe mund të bënte zgjedhjen e anëtarëve. Zgjedhje ku u pranua propozimi i deputetit Pjerin Ndreu që deputeti i PS, Sadi Vorpsi të përzgjidhej sekretar i nënkomisionit. Ndërsa nga ana tjetër, kryetarja Felaj u shpreh se opozita deri më tani nuk ka paraqitur asnjë kërkesë zyrtare se kush do jetë 3 anëtarët plotësues të nënkomisionit. Sakaq, kryetarja Ermonela Felaj paralajmëroi se mbledhja e radhës e nënkomisionit do të bëhet të martën e ardhshme kudo të marrë pjesë dhe një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, i cili do të raportojë mbi ecurinë e organeve që do të kryejnë vetingun në radhët e policisë. Mbledhje ku Ministria e Brendshme do të paraqes edhe anëtarët që janë përzgjedhur.

Problemet

Po afron fundi i shtatorit dhe deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga Ministria e Brendshme për të startuar procesin e vetingut. Por edhe pse janë tejkaluar për të dytën herë afatet e vendosura, gazeta mësoi se i gjithë problemi qëndron tek komisionerët e rivlerësimit. Sipas informacioneve, komisionerëve që do të merren me skanimin e efektivëve të policisë, u nevojiten dhe disa javë trajnim në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë gjatë gjykimit të çështjeve. Sakaq, problem vijon të jetë gjithashtu edhe përgatitja e infrastrukturës për mbarëvajtjen e procesit. Por me mbylljen e këtyre dy problemeve, të cilat pritet të finalizohen brenda një periudhe të shkurtër, i pari që do t’i nënshtrohet sitës së vetingut do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit e tij në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Ja si do zhvillohen seancat e vetingut në polici

Seancat për zyrtarët e policisë që do të skanohen do të jenë të hapura për publikun dhe pritet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë. Komisioni i jashtëm i rivlerësimit, që do të kalojë fillimisht në sitë 300 zyrtarët e policisë më grada të larta, përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur. Deri më tani, asnjë emër që do përbëjnë këtë komision nuk është publikuar nga Ministria e Brendshme, ndonëse afatet sipas ligjit janë tejkaluar. Megjithatë, ditën e martë në nënkomisionin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për vetingun në polici, do të prezantohen nga Ministria e Brendshme edhe emrat e anëtarëve që do të bëjën vetingun në polici. 

Endri Arizi

Më të lexuarat