BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Blushi del kundër ligjit të Veliajt për arsimin: Rishikoni ligjin ose do votoj kundër

Blushi del kundër ligjit të Veliajt për arsimin: Rishikoni ligjin
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, i njohur në rrethet politike edhe si pasardhësi në hije i Edi Ramës, ka përshkallëzuar qëndrimet e tij kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit qeveritar. Ben Blushi ka nisur një oponencë sistematike ndaj nismave dhe projektligjeve të qeverisë në Komisionet e Përhershme Parlamentare. Po ashtu, Blushi nuk ka ngurruar as që të shigjetojë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin dhe ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliajn, sa herë që këto dy të fundit kanë mbrojtur projektligjet në Komisionin për Politikën e Jashtme. Por, deputeti Blushi ka kritikuar edhe projektligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” në seancën plenare. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, deputeti socialist, ndërsa ka argumentuar qëndrimin kundër projektligjit, i ka kërkuar qeverisë ta rishikojë atë, pasi në të kundërt do të pozicionohej kundër votimit të këtij ligji. Blushi e konsideroi një zgjidhje aspak të mirë kalimin e arsimit profesional nga Ministria e Arsimit tek Ministria e Mirëqenies Sociale, duke shtuar se edhe logjika e përdorur për një bashkim të arsimit profesional me formimin profesional nuk qëndron.“Besoj që është një eksperiment dhe kam frikë se është i nxituar. Ndoshta mund të jap rezultatet e duhura, por askush nga ju që mund të ketë një fëmijë në një shkollë të mesme, apo pedagogjike profesionale nuk besoj se do ishte i gatshëm të merrte një diplomë ku shkruhej ministria e Mirëqenies Sociale, i takon Ministrisë së Arsimit të jap diploma. Ministria e Arsimit është në fazën e reformimit, ka marrë disa masa për reformimin e sistemit të mesëm dhe ne demotivojmë në këtë moment. Unë jam kundër sepse arsimi është sistem unitar që nuk mund të copëtohet. Sepse nëse MAS nuk e bën dot si mund ta bëjë një ministri që e merr për herë të parë”, deklaroi Blushi. Në vijim ligjvënësi socialist theksoi se sistemi arsimor në vend është unik dhe si i tillë nuk mund të ndahet apo copëzohet. “Edhe arsimi profesional brenda tij ka disa degë, si hoteleria apo turizmi. Atëherë pse mos i kalojmë këto dy degë nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, pasi është më afër kjo ministri me këto degë profesionale?”, shtroi pyetjen Blushi.
 
Veliaj: Po kalojmë në sistem dual
 
Në sqarimin e dhënë pas deputetit Blushi, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të studentëve që ndjekin arsimin profesional.
“Ne jemi në një situatë ku vetëm 14 % e nxënësve tanë ndjekin arsimin profesional, pasi pjesa tjetër preferojnë gjimnazet e përgjithshme. Në vendet e rajonit kjo përqindje është shumë më e lartë, madje shkon në 60 apo 70 %. Ne nuk prekim aspak kompetencat e Ministrisë së Arsimit në lëndët e përgjithshme, por thjesht i krijojmë kushtet e nevojshme këtyre nxënësve që krahas aspektin teorik, të kenë mundësi të ushtrojnë edhe atë praktik. Pra ne kemi gjykuar që nxënësit do të harxhojnë 1/3 e kohës duke mësuar në aspektin teorik dhe 2/3 duke qëndruar pranë një biznesi, duke ushtruar praktikë”, tha Veliaj. Ministri i Mirëqenies Sociale mbrojti këtë pr/ligj duke deklaruar se po kalohet në një sistem dual, ku duhet të bëhet lidhja me ekonominë e tregut. “Po kalojmë në një sistem dual ku duhet të bëjmë lidhjen me ekonominë e tregut. Janë shkolla të tipit mekaniko-teknik. Ky eksperiment nuk ka funksionuar për 10 vjet kjo është prova jonë për t’u shkëputur nga diçka që nuk ka funksionuar dhe të shtojmë sistemin dual gjerman që funksion”, tha Veliaj. Joana Tafa
 

Më të lexuarat