Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bode: Modeli ekonomik i Ramës, fantazmë, Patozi: Qeveria pa program

Bode: Modeli ekonomik i Ramës, fantazmë, Patozi: Qeveria pa program

Postuar: 14/09/2013 - 19:54

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi mazhorancën aktuale se ka lënë në harresë premtimet e fushatës dhe po paraqet një program që nuk shpjegon se si do të vijë rritja ekonomike në vend.

“Çfarë është ky modeli i ri ekonomik në programin tuaj, një fantazmë. Rritja ekonomike do të jetë në qendër të tij thotë manifesti i programit, por si dhe nga do të vijë rritja ekonomike. Taksa do të jetë progresive për të gjithë, nuk thuhet asnjë fjalë për sektorët.  Programi i maxhorancës së re i shpall luftë modelit ekonomik të taksës së sheshtë, duke theksuar se ishte pikërisht aplikimi i kësaj takse që e mbajti ekonominë shqiptare jashtë krizës. "Edhe pse në nivele modeste ekonomia jonë njohu rritje të qëndrueshme. Ne jemi dhe do të mbetemi përballë jush një sfidë e pakapërcyeshme lehtë.”- deklaroi Bode.

Ndërsa ish kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, pasi ka renditur arritjet e qeverisjes së mëparshme, ka  sulmuar përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e paraqitur prej tyre. “Qeveria nuk ka program, por një hartim të shkruar nxitimthi, diçka më shumë se dosja e Rexhep Mejdanit që u bë anekdodë. Rama nuk ka ndërmend të bëjë asgjë serioze për shtetin sa të jetë në qeveri. Nëse program nuk kishte, Rama ishte i qartë në një pikë në qasjen armiqësore ndaj opozitës.

Nuk humbi asnjë sekondë por iu vërsul në shpinë me një tërbim të pashoq. Jemi këtu për ti treguar se nuk na lëviz fare qerpiku prej kësaj qeverie ende të pamiratuar. Qeveria ka në përbërje njerëzit me më pak eksperiencë në administrim. Asnjëri prej tyre nuk ka asgjë për të thënë dhe nuk do flasë sepse qeveria ka vendosur kodin e heshtjes. Shqiptarët do të provojnë të qeveriset nga një kabinet privat dhe kjo është këmbanë alarmi që bie mbi ata që kanë veshë”, u shpreh Patozi.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr