BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Bojkotimi i Këshillit Politik nga opozita, flet sekretari i PD: Ja pse kërkojmë ekspertizën e ODIHR!

Bojkotimi i Këshillit Politik nga opozita, flet sekretari i PD: Ja pse

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka komentuar ngjarjet e bojkotin e Këshillit Politik nga Opozita e Bashkuar dhe kërkesën e kësaj të fundit për të kërkuar ekspertizën e OSBE-ODIHR.

Sipas Kasos, në një kohë kur procesi zgjedhor ka nisur që me dekretimin e datës nga presidenti, mazhoranca po tenton në mënyrë të njëanshme të ndryshojë rregullat e lojës.

“Do ti drejtoheshim faktorit ndërkombëtar, ODIHR-it, siç parashikonte marrëveshja e 14 jaanarit, e firmosur nga palët. Është marrëveshja që ka ulur palët në tryezë. Kur palët të mos binin dakord duhej të thirrej për ekspertizë ODIHR. Ka ndihmuar palët, siç ka qenë edhe kuota gjinore. Duke qenë se qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta, në bazë të paragrafit 2 të Marrëveshjes së 14 janarit, do të thirrej ekspertiza e ndërkombëtarëve.

Mazhoranca vetë e kanë thirrur e vetë e ia kanë dëgjuar këshillat, pse nuk e duan tani? Kur jemi vetëm 4 muaj larg regjistrimit të partive dhe koalicioneve në KQZ, pse mazhoranca ka imponuar ndryshime të njëaanshme në Kushtetutë dhe ka nisur një aventurë në një kohë që procesi zgjedhor ka filluar?”, tha Kaso.

Po çfarë do ti kërkohet ODIHR-it?

“Në rradhë të parë për përshtatjen ose të jo të ndryshimeve në Kod në një kohë kur procesi zgjedhor ka filluar. Kur jemi në një proces zgjedhor të filluar imponohen në mënyrë të njëanshme të ndryshohen rregullat e lojës. A është e muindshme që shqiptarët të njihen mjaftueshjëlm me legjislacionin e ri që të hedhin votën në mënyrë të përgjegjshme”, u shpreh Ivi Kaso.