BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

Bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, reagon PD dhe bën publik vendimin e saj të prerë: Edi Rama i mashtroi shqiptarët!

Bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, reagon PD dhe bën publik

Pas bojkotimit të mbledhjes së Këshillit Politik, PD ka reaguar përsëri sekretari të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura.

“Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun e votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.”, shkruan Bardhi.

Më të lexuarat