
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

“Bomba” e Kreshnik Spahiut, ja çfarë fshihet pas emërimit të Yuri Kim nga Joe Biden në krye të hetimeve të “non gratave”, si e “zhduku” nga politika Sali Berishën dhe lajmet tronditëse që e presin

Shkruar nga Rigels Seliman 17 Qershor 2023

Analisti i njohur Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në politikën shqiptare pas lëvizjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i cili e gradoi Yuri Kim në postin që ka në dorë të gjithë “non gratat”. Në një reagim për gazetën “SOT”, Spahiu thotë se kjo lëvizje nga amerikanët për ambasadoren e SHBA që nxori nga politika ish-kryeministrin Sali Berisha jep sinjale se situata do të jetë edhe më e nxehtë për “non gratat”. Sipas analistit, Kim e fitoi betejën me ish-kryeministrin demokrat. Ai shprehet me bindje se emërimi i Yuri kim nuk lidhet me betejën e fituar nga një individ qoftë ky edhe Sali Berisha. Sipas tij, SHBA e ka si praktikë në diplomacinë e tyre që të promovojnë një diplomat që është përballur me presione të regjimeve politike. Spahiu shprehet se ata nuk e lëshojnë misionarin e tyre në shtetet konfliktuale, por përkundrazi e promovojnë. Analisti e përmend këtë fakt pasi pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga DASH, Yuri Kim pati qëndrime të forta në publik për kreun e “Foltores”. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një politikan shqiptar të ketë patur një përplasje kaq të fortë, kaq direkte dhe kaq me pasoja, sa ka patur dhe ka Sali Berisha me Yuri Kim. Falë SHBA, Berisha tani nuk ka parti, as vulë, as sigël.
Yuri Kim, ambasadorja më e fortë që ka patur Shqipëria
Kim është mes 20 diplomatëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar në Tiranë që nga viti 1922 kur mes amerikanëve dhe shqiptarëve u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Me statusin ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm apo edhe thjesht përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, ata që kanë drejtuar Ambasadën Amerikane në Tiranë kanë bërë njëherësh edhe historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, sipas Spahiut, ambasadorja Yuri Kim mund të konsiderohet si diplomatja më e suksesshme që ka patur ndonjëherë SHBA në Shqipëri me rolin e saj të fuqishëm, sypatrembur dhe të vendosur për të shkatërruar korrupsionin në vendin tonë si asnjë tjetër ambasador amerikan. “Sa më shumë përplasje diplomatike të ketë ambasadori aq më shumë promovohet. Sa më shumë akuza të ketë aq më shumë promovohet dhe kjo ka ndodhur me Yuri Kim. Ajo është një nga diplomatet e pakta që gëzon konsensusin e republikanëve dhe demokratëve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në 30 vite në vendin tonë Kim ka qenë ambasadorja më e fortë dhe më e suksesshme. Pati një mision të rëndësishëm të ndarë në disa parime specifike, në Shqipëri është ngjallur një frymë anti-amerikane që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Po ju them me bindje se emërimi i Yuri kim nuk lidhet me betejën e fituar nga një individ qoftë ky edhe Sali Berisha. Arsyeja që mund të ketë pasur diçka në të shkuarën në Turqi është një arsye më shumë që në praktikën e diplomacisë amerikane të promovohet një diplomat që është përballur me presione të regjimeve politike, ata nuk e lëshojnë misionarin e tyre në shtetet konfliktuale, por përkundrazi e promovojnë”, u shpreh Spahiu.
Fillon plani “B” për non gratat
Nga ana tjetër, Spahiu e ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të aplikojnë planin “B” për “non gratat”, sikundër është sekuestrimi i pronave të tyre, bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare. “Amerikanët e kanë në agjendë dhe kanë një plan B. Ata kanë listën e Departamentit të Shtetit dhe të Departamentit të Thesarit. Një pjesë të personaliteteve i kanë shpallur non-grata dhe një pjesë i kanë nxjerrë sekuestro të aseteve dhe kontove bankare. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Berishën ka funksionuar vetëm lista e parë, jo lista e dytë. Sipas diskutimeve dhe informacioneve që japin amerikanët, për të gjithë ata që shpallen “non-grata”, kanë parasysh edhe listën e dytë, që është një plan B për asetet e tyre”, deklaroi ai. Pra pozicioni që mori Yuri Kim, në krye të hetimit të “non gratave” dhe plani i amerikanëve për të filluar me fazën e dytë të pushtetarëve të lartë të korruptuar paralajmërojnë se ish-kryeministrin Berisha,“non gratat” dhe pushtetarët e lartë të korruptuar i presin ditë të vështira.
Më të lexuarat


“Jemi praktikisht në diktaturë”/ Ligji i ri për komisionet hetimore, ironizon Paloka: Rama është i paprekshëm, drejtësia nuk e heton

Publikohen emrat, ja kush janë 5 deputetët e Rithemelimit që nuk firmosën për të çuar në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët

Kaosi i shkaktuar në në Kuvend, mazhoranca kërkon të merret masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës

Djali i Belerit zbulon arsyen kryesore pse i mbështet Greqia

Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Marrëveshja për emigrantët mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë”, Meloni i del krahë homologut të saj: PD i ra në qafë Ramës së gjorë

“Protokolli shkel Kushtetutën”/ Zbardhet kërkesa e opozitës për Gjykatën Kushtetuese ndaj marrëveshjes për emigrantët (Dokumenti)

“Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë”, Karamuço bën paralajmërimin e fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut për ish-kryeministrin: Policia dhe BKH zbarkojnë te rruga ku jeton Berisha

“Korrupsioni, pengesa më e madhe”/ Basha takon kongresmenin amerikan Brian Babin: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë
