
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho ka paralajmëruar arrestimin e një tjetër ministri socialist, teksa ka treguar skemën që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave këdo që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Madje ish-ligjvënësi socialist tregon se përse ish-kryeministri Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërkohë mes të tjerash ai zbulon se kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste.
-Zoti Braho, si fillim do doja të na jepnit një koment lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që u zhvilluan pak ditë më parë për kryetar bashkie në Kukës?
Ishte një rezultat i pritshëm në fakt, një fitore për tu përshëndetur. Unë them se jeta vazhdon pavarësisht skandalit të Safet Gjicit që ndodhi, njerëzit duan besim tek ata që zgjedhin dhe kandidati i Partisë Socialiste mendoj se e kanë parë si një kandidaturë që i plotësonte parametrat. Por, kë kishte ai përballë? Kishte Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët janë figura të djegura. Unë kryetarit të ri të zgjedhur të Kukësit i uroj punë të mbarë dhe ta vënë pak në punë atë aeroportin e Kukësit sepse është gjithë ai investim. Por, edhe nesër po të zhvillohen zgjedhjet prapë Partia Socialiste fillon është me se e qartë, pasi them se populli ka zgjedhur të keqen më të vogël.
-Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që u zhvillua pak kohë më parë u shkarkuan 7 ministra, ndërsa po ashtu i gjithë sekretariati u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë, si e komentoni?
Edi Rama drejton me atë që quhet politika e gjesteve. Po Rama e tepron me këto gjeste, këto shkarkime ishin të detyra për shkak se një pjesë e tyre janë konsumuar tej mase dhe nuk prodhojnë me gjë, as politik dhe as veprim më, sepse politika në fund fare është veprim , kjo qeveri sot duhet që të veprojë me më shumë aksione dhe veprime konkrete, duke i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Shqipëria është në vështirësi të mëdha sa i përket urbanizimit të saj, ndërtimit të rrugëve rurale janë qindra fshatra pa rrugë dhe pa komunikim, popullin e thjesht e kanë braktisur qeveritarët dhe disa zona jetojnë në kushtet e mizorabilitetit. Kryeministri Rama nuk ka shkuar njëherë në Skrapar dhe janë edhe shumë rrethe tjera. Shqiptarët e njohin shumë mirë opozitën dhe nuk kanë shpresë atje dhe me këto garat politike nuk është se marrin pjesë për të ndryshuar situatën, shqiptarët në këtë situatë do ta votojnë PS. Edi Rama edhe nëse bënë zgjedhje të parakohshme dhe ai prapë fiton.
-Emra të tjerë të ish-ministrave janë nën hetim nga SPAK, përmendim rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, sot janë të dy nën hetim?
Presim gjyqin, po është turp i madh që këto figura të Partisë Socialiste që të zvarriten në dyert e drejtësisë. Po do ketë edhe të tjerë sepse ka shumë vite drejtimi qeveria e kryesuar nga Rama.
-Pak ditë më parë i dërguari i posaçëm me punë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës takoi kreun e SPAK Altin Dumani, keni një koment lidhur me këtë takim të zhvilluar mes tyre?
Mbështetje, mesa duket partneret tanë strategjik, ata që ndoqën me shumë vëmendje zhvillimin e reformës në drejtësi, janë shumë të vëmendshëm edhe për vijimin e reformës në drejtësi, gjetën tek kryeprokurori njeriun e duhur. SPAK do mbështetur dhe veçanërisht me logjistik, pasi mbështetja me legjislacion ekziston, por tani ligjet mbi të cilat vepron kjo organizatë e rëndësishme të ndjekjes së krimit është i plotë me disa korrigjime që mund të bëhen, ka vende që mund të ndreqen, kurse mbështetja logjistike duhet që të jetë shumë më e madhe, nuk i bëjnë punë SPAK 40 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit sepse duhet që numri të dyfishohet inventari. Hetimi kërkon kujdes vëmendje dhe impenjim dhe ngarkesa e madhe i detyron hetuesit e SPAK të jenë të ngadaltë në veprime dhe ata që se njohin punë e SPAK e vlerësojnë si mosveprim ose si lënie mënjan, pra është ngarkesa që i detyron që të ketë edhe vonesa, duhet që të pajisjen me aparatura të posaçme dhe me mjete të tjera mos të presin radhën prokurorët që të mos ketë mjete për ta që të jenë në dispozicion të tyre.
-Kemi edhe një sulm për drejtësinë e re nga ish-kryeministri Sali Berisha, që e sulmon herë pas herë, si e komentoni?
Sali Berisha është budalla, mos u merrni me të, është njeri i mbaruar. Tani problemi është që SPAK mos të ketë presione nga mazhoranca, por edhe ky presioni i mazhorancës ka ndryshuar, është zbehur, nuk bëhet me direkt ashti si bëhej kohë më para. Unë vet kam konstatuar se presioni i mazhorancës vjen edhe për shkak të injorancës politike që kanë disa drejtues të caktuar të saj. Është fjala arrestim, goditje të cilat përdoren shpesh dhe unë mendoj se nuk duhet që të ekzistojnë këto fjalë nga politikanët që ti përdorin, sepse i përket një organi dhe këto organe janë të caktuara me ligj dhe një pjesë nuk marrin vesh nga drejtësia. Janë nga të dyja anët si nga mazhoranca dhe nga opozita që i përdorin, por që në fakt unë nuk dua që të përmend emra konkret. Rëndësi ka që SPAK ka ndezur mirë motorët dhe është bërë shpesh herë edhe ndikues tek gjykata, sepse është tundur mirë për shkak të cilësisë së lartë të punës që paraqet SPAK në veprimtarinë e tij hetimore. Këto dyja janë institucione të cilët duhet që të ecin krah për krah me njëra-tjetrën. Njëra formulon tjetra gjykon, ka raste që gjykata bënë ndryshimin e veprave penale, por nuk ka pafajësi që do të thotë se akuzat e ngritura nga SPAK janë të bazuara në ligj dhe kjo është fitore.
-Çfarë pritet të ndodhë sipas jush në Partinë Socialiste, pasi pas disa ditësh do zgjidhen strukturat e reja, mendoni se në këtë Kongres do të ketë të tjera ndryshime si ato që u bënë pak kohë më para nga kryeministri i vendit Edi Rama?
Edhe mund të ketë, Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste dhe si kryeministër synon që t’i lëviz gjërat duke pasur pretendime për ata që ka emëruar dhe se kanë bërë punën si duhet, sepse për këtë bëhen zëvendësimet. Megjithatë le të eksperimentojë dhe të gjej njerëzit e duhur, Tiranën ia ka lënë në dorë Veliajt, që bënë goxha politikë, por është njeri i veprimet, jo vetëm i gjesteve sepse gjestet i ka të shoqëruara me veprime. Për mua Erion Veliaj përbënë shembull pozitiv, dhe u pa edhe në zgjedhjet për bashkitë numrin e votave që mori.
-Është folur në korridoret e politikës, por edhe në media që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mund të zëvendësoj kryeministrin e vendit Edi Rama në krye të Partisë Socialiste, do doja një opinion tuaj për këtë gjë, mendoni se Veliaj mund të jetë pasardhës i Ramës?
Nuk e di, di që është një nga kandidatët më të mirë që duhet që të pasojë Edi Ramën.
Intervistoi: Rigels Seliman
Më të lexuarat


“Territori i Republikës së Shqipërisë është e ndaluar ti jepet”/ Ish-ministri i Ramës shpërthen kundër paktit me Melonin: S’ka parlament që ta bëjë kushtetuese marrëveshjen për refugjatët

“Nuk janë komisonet hetimore strumbullari i asaj krize në parlament”/ Gazetari ngren dyshimet mbi protestat e mosbindjes civile: Mos është lajm për të zhvendosur fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin e PD-së?

Sali Berisha shton kërcënimet ndaj drejtësisë: Prokurorët e SPAK janë pjesë integrale e krimit shtetëror dhe nuk kanë asnjë lidhje me ligjin

Berisha karikon ithtarët e tij dhe paralajmëron protesta popullore masive kundër qeverisë

“Duhen edhe takime me forca të tjera politike”/ Anëtari i PD bën paralajmërimin e fortë: Ditën që do vendoset data nuk do të ketë më kthim mbrapa deri në…

Rithemelimi ndezi zjarr në Kuvend, Braçe: Krimi më i rëndë kushtetues në vend, nuk e ka bërë as fashizmi gjatë pushtimit, të marrin përgjigje penale

Kongresi i PS më 8 dhjetor, Klosi: Objektivi, mandati i katërt, do të shpalosim platformën për transformimin e partisë, ‘temë’ edhe reforma në drejtësi

Spaho merr në mbrojtje vajzën e Berishës: Argita në Kuvend iu drejtua elektoratit gri, nuk do e marrë partinë

Bardhi paralajmëron se do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe kërcënon me vijim të kaosit në Kuvend

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit, AKUK hap tenderin për projektin, do të ndërhyhet në 13 zona
