Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Bomba' e Spartak Ngjelës 5 ditë para zgjedhjeve, nxjerr faktet dhe i plas Ilir Metës skandalet e rënda: Kjo pritet për t'u parë. Presidentit do t'i vendoset...

Postuar: 25/06/2019 - 23:44

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, duket se kompromisi është i pamundur të realizohet mes palëve.

Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca vazhdojnë fushatën, duke mos u tërhequr nga mbajtja e zgjedhjeve. Pavarësisht edhe të një dekreti të Presidenti Ilir Meta, për anulimin e tyre.

Në këtë situatë, avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e forta të presidentit ditën e sotme.

Ngjela shprehet se pritet që Ilir Metës ti vendoset këmisha e ligjit por kjo varet nga kryeministri Rama.

Analiza e Ngjelës

Kur një president i një republike parlamenrare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t'i treguar vendin komedianit.

l.
Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t'i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare. 
Po a kupton presidenti shqiptar se ç'është sovraniteti?
E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t'i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: "partitë politike dhe organizatat e tjera... që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?"

ll.
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t'i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet. 
"Shqipërinë e drejtoj unë - tha presidenti - dhe jo Amerika e Italia", për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?
Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t'iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t'u parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 14:56

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për krizën tha se në Shqipëri nuk ka krizë politike, por krizë identiteti.

Postuar: 23/07/2019 - 14:49

Njoftohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të paraqitet ditën e enjte në Prokurori

Postuar: 23/07/2019 - 14:48

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ndryshime të mundshme në kab

Postuar: 23/07/2019 - 14:38

Taulant Balla i ftuar në ‘News24”foli për situatën politike të vendit dhe për atë që

Postuar: 23/07/2019 - 14:18

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, i pyetur nëse do të ketë zgjedhje për ndryshim

Postuar: 23/07/2019 - 14:07

"Shtetasit shqiptarë, të cilëve u skadon karta e identitetit këtë vit, mund të aplikojnë në