BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme
x
BREAKING NEWS

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës për të penguar Lulzim Bashën që të marrë drejtimin e selisë blu, zbardhen prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë së PD

Ja kush është deputeti që nxori zbuluar planin e Berishës
x
BREAKING NEWS

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord historik, sot kapin fundin

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, euro dhe paundi thyejnë rekord
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x

Politike

Bonusi prej 5 mijë lekë për pensionistët, Alimehmeti: Rama është duke shkelur ligjin me manovrat elektorale

Bonusi prej 5 mijë lekë për pensionistët, Alimehmeti: Rama

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti e ka konsideruar premtim elektoral vendimin e qeverisë për dhënien e një bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët në muajin prill. Në një intervistë televizive ditën e djeshme, Alimehmeti shtoi gjithashtu se këto premtime të bëra në prag të zgjedhjeve nga kryeministri Rama, janë një praktikë e ndaluar me ligj. “Unë kam kohë që nuk i dëgjoj premtimet, unë shoh realizimet. Për premtime, ky popull ka dëgjuar aq shumë sa që nuk e di ku do ishim po të ishin realizuar të gjitha. Bëjnë shumë premtime që duhet të mbahen përgjegjësi. Nëse janë arritur, le ta mbështesin. Këto nuk janë arritur. Ka një element tjetër, kohë më parë Rama u thoshte investitorëve të huaj hajdeni në Shqipëri për të investuar. Tani u thotë bizneseve tona rrisni rrogat se po ngeleni pa punëtorë. Deri para disa muajsh thoshte se s’kishin probleme me mjekët. Po ta dëgjoni më pas filloi premtimet për rritjen e rrogës. Fillon dhe premton gjëra të tjera. Tani po merr një opozitë të vërtetë, po i vendosen përpara syve ato gjëra nuk i janë thënë. Në momentin që opozita bëhet e vërtetë, detyrohet të reagojë, qoftë në mënyrë fiktive, që mendoj se është rasti, qoftë edhe në mënyrë reale. Një opozitë e shëndetshme është në favor të qytetarëve”, deklaroi ndër të tjera kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën Ilir Alimehmeti.

Më të lexuarat