
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Borrell del me mesazhin e fortë: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë detyrat e shtëpisë. Do t’i nisim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe M. Veriut

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

“Duhet të hedh poshtë idenë se ne [Bashkimi Evropian] pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.
Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces që zhvillohet hap pas hapi.
“Do t’i nisim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin e posaçëm [Mirosllav Lajçak] dhe mendoj se e kemi vënë në rrugë atë dialog”, tha Borrell.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë duke bërë negociata tash e dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve. Negociatat do të duhej të përfundonin me arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.
Lajçak ka thënë më herët se raundi i ri i bisedimeve do të organizohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.
Si prioritete në reformat në Ballkanin Perëndimor, Borrell përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe t’i përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtare”, tha ai.
Mbështetja e BE-së, dukshëm më e madhe se e Kinës, Rusisë dhe Turqisë
Sipas tij, mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është dukshëm më e madhe se mbështetja që mërr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia.
“Plani ynë i investimeve ekonomike [për Ballkanin Perëndimor] arrin në 9 miliardë euro për adresimin e aspekteve shëndetësore dhe ekonomike”, tha Borrell, duke shtuar se BE-ja po përpiqet të ndihmojë me vaksina kundër koronavirusit, porse edhe vetë po përballet me sfida.
“E pranojmë që po përballemi me vështirësi, sepse kemi mungesë të vaksinave [në BE], ndërsa në disa vende të rajonit, të tilla si Serbia, po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike”, deklaroi Borrell.
Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re [e presidentit amerikan, Joe] Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell./REL
Më të lexuarat


E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

Në ditën simbol të mësuesve, Gramoz Ruçi del me mesazhin special

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga...

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe bën deklaratën e fortë: Politikani më...

“Çdo mësues është një hero që të merr për dore e të ndriçon”, Evis Kushi del me mesazhin e fuqishëm për 7 Marsin

Një tjetër lëvizje e papritur! Deputet i Parlamentit vendos të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit: Nuk dua të bëhem pjesë e degradimit të...

7 Marsi/ Kryeministri Rama e nis ditën me urimin special për mësuesit: Iu siguroj që...

Arta Dade tregon ndryshimin e madh që duhet të ndodhë brenda Partisë Socialiste
