BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

Borxhi publik vijon të rritet, fryhet me 297 milionë euro për tre muajt e parë të vitit, BSH zbardh detajet

Borxhi publik vijon të rritet, fryhet me 297 milionë euro për tre

Borxhi publik në Shqipëri vijon të rritet me ritme të shpejta. Deri në fund të 2020 vendi ynë regjistronte nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe këtë vit ishte si prioritet reduktimi i tij. Madje organizata ndërkombëtare i kanë rekomanduar vazhdimisht qeverisë të punojë për uljen e borxhit, por me sa duket ky objektiv nuk ka mundur të arrihet. Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë publikoi raportin për tre mujorin e parë të borxhit të jashtëm, ku konstatohet një rritje jo e vogël e tij. Konkretisht, nga janari në mars të 2021 borxhi publik është rritur me 297 milionë euro, duke shkuar në total 8.852 miliardë euro. “Në fund të marsit 2021, borxhi i publik i Shqipërisë arriti në 8,852 milionë euro, 3% më i lartë nga niveli në fundvitin 2020. Në këto kushte borxhi publik në raport me PBB u rrit nga 65.8% në 67.3%. Në të njëjtën kohë, borxhi publik në maturitetin afatshkurtër u rrit me 104.2 milionë euro në nivelin 865 milionë euro, si pasojë e rritjes së detyrimeve në kredi tregtare dhe paradhënieve”, tregon Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave në raport, shkak i rritjes së buxhetit janë luhatjet në kursin e këmbimit, pasi transaksionet e kryera nga qeveria kanë kapur vlera të larta. Gjithashtu, kanë ndikuar shumë edhe dy kreditë e marra nga qeveria për t’u përdorur si financim ndaj ekonomisë, që duhet të hedhë hapat e para të ringritjes pas pandemisë. “Në rritjen e tepricës së borxhit publik ndikuan ndryshimet në kursin e këmbimit të valutave gjithashtu patën një kontribut të rëndësishëm prej 80.5 milionë eurosh. Zhvillimet kryesore, gjatë tremujorit, erdhën edhe nga dy linja të reja krediti: IBRD rreth 80 milionë dollarë dhe EC/EU 90 milionë euro”, sqaron raporti.

Nevoja urgjente për reduktim

Banka e Shqipërisë thekson në raport se ekonomia gjendet në një situatë, e cila ka nevojë urgjente reduktimin e borxhit publik. Prandaj, banka kërkon që, objektivi për uljen e borxhit të arrihet nga Ministria e Financave përmes një plani të veçantë dhe reforma të reja strukturore. Sipas BSH, është e nevojshme që së pari të ulet edhe borxhi i jashtëm dhe të rifillojë qarkullimi i ekonomisë, sepse vetëm në këtë mënyrë të paktën do të ndalet rritja e borxhit publik. Në këtë kuadër, BSH parashikon që në pjesën e dytë të këtij viti nuk do të kemi më rritje të borxhit publik, sepse bizneset në vend kanë filluar të kenë likuiditet, të bëjnë pagesat ndaj qeverisë dhe sistemit bankar si dhe të rigjallërojnë aktivitetin e tyre. “Prilli është muaji i parë pa masat lehtësuese në fuqi të Bankës së Shqipërisë, pasi mundësia për riskedulimin e kësteve të kredisë për ata klientë që kishin vështirësi financiare përfundoi në muajin mars. Por ulja e kredive me probleme edhe në prill pa masat lehtësuese tregon se klientët nuk kanë vështirësi për të paguar këstet e tyre, përpos pandemisë Covid-19 që vijon dhe pasiguritë për të ardhmen janë prezente”, thuhet në raport.

 

Më të lexuarat