
E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Braçe depoziton në Kuvend projektligjin, kërkon që bujqit e blegtorët të mbrohen ligjërisht si shoqëri tregtare dhe të mos vuajnë më vonesa në pagesa

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Korrik 2022

Prodhuesit në fushën e Bujqësisë e Blegtorisë nuk do të vuajnë më vonesat në pagesa nga ana e grumbulluesve, pasi do të mbrohen ligjërisht si shoqëritë e tjera tregtare. Kjo falë ndryshimeve ligjore të propozuara nga deputeti Socialist Erion Braçe, i cili ka depozituar nismën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Formalizim i tregut të bujqësisë e blegtorisë, mbrojtje më e madhe ligjore ndaj pagesave të pashlyera ndaj tyre, janë fokusi kryesorë i ndryshimeve ligjore të propozuara nga deputeti Erion Braçe i Partisë Socialiste. Ish zv/kryeministri ka depozituar në kuvend ndryshime ligjore në ligjin për “Pagesat e Vonuara në detyrimet Kontraktore dhe Tregtare”, ku prodhuesit bujqësor tashmë do të kenë të njëjtin trajtim për pagesat e vonuara si edhe tregtarët e fushave të tjera. Projekt ligji i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në datën 13 qershor 2022 parashikon ndryshime ligjore në nenin 1, nenin 3 dhe nenin 4. Parashikohet që pas togëfjalëshit “Shoqëri tregtare”, të shtohet togfjalësh ose edhe “Prodhuesve Bujqësor”, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare , të vogla dhe të mesme. Në relacionin e bashkangjitur projektligjit, që pritet të bëhet pjesë e debatit parlamentar, saktësohet se këto ndryshime nuk kanë efekt në buxhetin e shtetit. Aty sqarohet se këto ndryshime ligjore vijnë për shkak se nga mos shlyerja në kohë e detyrimeve për prodhuesit bujqësore, krijon jo vetëm një zinxhir të vonesave në pagesa, por ndikon drejtpërsëdrejti në ngadalësimin deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor e blegtoral në sezonet vijuese. Po ashtu, nënvizohet se “përfshirja e prodhuesve bujqësore e blegtorale në këtë ligj, do nxisë akoma edhe me shume formalizmin e prodhuesve bujqësore e blegtorale, si dhe formalizmin e çdo transaksioni ne tregjet e këtyre produkteve.
Më të lexuarat


U shkarkua nga detyra, reagon ish-zv/ministrja e Turizmit Çuçi

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Kuvendi i bën kërkesën urgjente kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko listën e emrave të ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike

“Të shkrihet menjëherë Bordi”, Petrit Vasili zbulon faktet se si qeveria vjedh egërsisht shqiptarët me çmimin e naftës

“Tmerr”, Belind Këlliçi del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ngre alarmin: Qeveria po...

“Opozita nuk është komisariat protestash”/ Manjani nuk kursehet ndaj Metës e Berishës, del me deklaratën e fortë dhe ka një paralajmërim: Afati i fundit është shtatori!

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohet zv.ministrja e Turizmit (EMRI)

"Si u bë punëtori i inceneratorit pronar i 8500 m2 tokë dhe biznesmen i denjë për fondet e ..."/ PD thirrje urgjente SPAK: Sa është pjesa për Frida Krifcën? Apo ishte e urdhëruar ...

“Kjo është e trishtë”/ Endrit Shabani tregon çfarë po ndodh në zonat bregdetare të Shqipërisë dhe ngre alarmin: E kanë zaptuar politikanët, oligarkët dhe trafikantët! (FOTO)

“Nuk ju kam zhgënjyer kur kam nxjerrë dokumente…”, Ilir Meta paralajmëron publikimin e fakteve të reja: Ja kush është koka e aferës kriminale të inceneratorëve!
