BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Politike

Braçe: Ka prova të reja për ‘21 janarin’ që rrinë të fshehura, kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë

Braçe: Ka prova të reja për ‘21 janarin’ që

Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Në një intervistë për mediat, Braçe theksoi dje se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë. “Dëgjova një deklaratë të tyre (Prokuroria e Tiranës) dhe për shkak të indiceve reja, do doja që të mos përfshihej më në këtë histori, ka bërë ca është e mundur për ta mbyllur, duhet të rrijë larg kësaj historie. Për mua, për sa kohë janë implikuar zyrtarë kaq të lartë, duhet të merret SPAK. Ka një kallëzim bërë nga Ulsi Manja, ata duhet të bëjnë të gjitha veprimet për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, SPAK do të bëj që të tjerë njerëz t’i dorëzojë provat. Ka prova të tjera, jo gjithçka është shuar. Ai që ka bërë tentativën për ta shuar ka marrë diçka për veten, kështu që duhet një gjest besimi nga drejtësia në raport me ata që janë përfshirë në këtë histori dhe që disponojnë prova që nuk janë bërë publike”, deklaroi ai. Ndërkohë zbulimi i një audio-përgjimi me komunikimet e gardistëve në 21 janar, për deputetin Erion Braçe konfirmon që ka prova të reja. Për këtë arsye thekson se drejtësia e re duhet t’i gjejë këto prova dhe këto njerëz, duke kujtuar se në rast refuzimi pengimi i drejtësisë është një vepër penale. “Për disa kohë që provat paskan ekzistuar provohet ajo që ne kemi thënë, që një pjesë e provave janë zhdukur, janë disponuar nga të tjerë njerëz. Mund të bëhej dhe më shumë nga drejtësia dhe këtë duhet ta bënin organet e drejtësie, jo partitë politike. Serveri i kamerave të sigurisë është fshirë dhe nga këto mund të kuptohej se cila ka qenë sjellja e zyrtarëve brenda kryeministrisë dhe e gardës jashtë. Pra pavarësisht se provat janë zhdukur një pjesë e tyre paska qenë e disponuar nga të tjerë njerëz që duhet të ishin kontaktuar dhe duhet të ishin bindur edhe për të rrëfyer për ngjarjen dhe se çfarë ka ndodhur më pas, pengimi i drejtësisë është një vepër penale, drejtësia duhet të kishte bërë shumë më mirë, sidomos Prokuroria e Tiranës”, nënvizoi  Braçe, i cili shtoi se pengimi i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijon edhe sot e kësaj dite nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtor të tij. Por një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën, që bëjnë fajtor Edi Ramën, drejtues i opozitës aso kohe kur u mbajt protesta. Një gjë e tillë për Braçen është absurde.

Më të lexuarat