BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Braçe kërkon që Berisha dhe Basha të vendosen para drejtësisë për “21 Janarin”, Balla thirrje organeve të reja të vihen në lëvizje

Braçe kërkon që Berisha dhe Basha të vendosen para

Edhe pse kanë kaluar plot nëntë vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Dje në një takim me këta të fundit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Kryeministria deklaroi se qytetarët shqiptarë presin nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë të ndëshkojnë fajtorët që morën 4 jetë njerëzish.

“Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndëshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë”, u shpreh Taulant Balla.

Ndërsa zëvendëskryeministri Erion Braçe, foli dje me emra. Përmes një postimi në Facebook, ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha si fajtorët e viktimave të 21- janarit, ndërsa ngriti pyetjen se pse Berisha dhe Basha nuk janë vendosur përballë drejtësisë.

“Në 21 janar 2011, katër qytetarë të zakonshëm, pjesëmarrës në një demonstratë të opozitës së kohës, të paarmatosur e paqësore. Sistemi kriminal gjyqësor i emëruar e nën sundimin e Sali Berishës edhe sot, bëri që: Pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, t’i cilësojë “vrasje nga pakujdesia”!; Pushkatimin e Aleks Nikës, ta shpallë edhe pas 9 vitesh “vrasje pa autor”! Berisha i ka dalë për zot pushkatimeve; Me zë e me figurë, fill pas dëshmisë televizive të pushkatimeve në mes të ditës e në mes të bulevardit, ai tha troç se i kishte urdhëruar vetë! Asnjë prokuror nuk e hetoi në cilësinë e kryeministrit që ka urdhëruar pushkatimet; Katër prokurorë të përgjithshëm janë ndërruar në 9 vite, Berisha vijon të marrë përsipër pushkatimet dhe, asnjë nuk guxoi dhe nuk guxon as tani, ta vërë nën hetim për krimin e rëndë. As atë tjetrin, ish-ministrin e Brendshëm Basha, i cili kishte nën komandë pushkatarët e Gardës së qeverisë”, shkruan ai, ndërsa shton se në vend nuk ka drejtësi.

“Por kjo nuk është drejtësi! Drejtësi është hetimi i plotë, gjithëpërfshirës i gjithë zinxhirit të krimit, nga urdhri e urdhërdhënësi deri tek pushkatarët e pushkatimi; Gjykimi i drejtë dhe i shpejtë gjithashtu”, deklaroi Braçe.

Më të lexuarat