BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Braçe shpërthen ndaj politikës: Mos bëni deklarata që stimulojnë “harbimin” e të rinjve në klube, tatimet ta marrin punën seriozisht

Braçe shpërthen ndaj politikës: Mos bëni deklarata që

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka shpërthyer dje në kritika të ashpra ndaj politikës, ndërsa ka qenë ashpër në denoncimet e tij kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë vatra të rrezikshme infektimi me koronavirus. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se në të gjithë këtë harbim të të rinjve, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, ndërkohë që shtoi se këta të fundit në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen, sipas tij, bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin. “Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politikë kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mllef, urrejtje, ligësi, provokime, politikën e ulët të njohur tashmë. Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart! Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu! Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrëma dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë, Lëkurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë t’u bëjë spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëjë qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik”, deklaroi ai. Më tej numri 2 i qeverisë iu bëri thirrje organeve tatimore që ta marrin punën seriozisht, pasi sipas tij, hotelet e luksit po bëjnë namin me festa dhe grumbullime njerëzish, duke u kthyer në burim infeksioni për përhapjen e Covid-19. “Shihi pak shishet e shampanjës që nuk pihen, por spërkasin ajrin, njëri-tjetrin e pastaj pishinën, si realitet ekonomik! Ky është problemi! Spitali do mbahet falë punës e sakrificës së punëtorëve të mjekësisë, por sjellja e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga kalamajtë e harbimit! Ndaj boll me politikën me sëmundjen! Është e neveritshme! Tani kam diçka me tatimet; shihni kuponë ju ke këto vaskat me shishe shampanje”, nënvizoi zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Më të lexuarat