Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
'Braktis' të djathtën/ Një emër i njohur i PD-së largohet nga Shqipëria, ish-deputeti dhe ish zv.ministri i Financave pranon detyrën e re si ekspert ndërkombëtar në IRAK
Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Gusht 2020
Në zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike do të hyjë me një ekspert financash më pak. Sherefedin Shehu, ish-deputet i kësaj partie, dhe ish zv.ministër i Financave, ka filluar një punë të re në Irak, raporton Newsbomb.
Ai ka marrë detyrën e ekspertit financiar të UNDP në Irak. Profesor me një ekspertizë të thellë në menaxhimin financiar, për buxhetin shtetëror dhe lokal, me profil zhvillimin ekonomik, do të japë ekspertizën e tij larg Shqipërisë. Sipas të dhënave, puna e re do të zgjasë plot 14 muaj, në Bagdat dhe Erbil.
Shehu është profesor dhe ekspert i financave dhe buxhetit, me eksperiencë 35 vjeçare akademike dhe profesionale. Ka kryer studime dhe dhënë leksione në Universitetin e Illinois në SHBA dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botuar artikuj shkencorë dhe libra.
Në vitin 1998 ka marrë Certifikatën e Exelences “Who’s Who in Global Banking and Finance” dhe ka kontribuar në reformimin e finacave dhe administratës publike sipas modeleve moderne më të përparuara.
Në periudhën 2005-2009 ka kryer detyrën e Zëvendësministrit të Financave. Në këtë detyrë është emëruar pas një karriere të gjatë si profesor dhe shef i katedrës së financave publike, menaxhimit financiar, sistemit tatimor dhe auditit.
Ka punuar Drejtor i Thesarit dhe konsulent me projektet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në Hungari dhe Institutit të Bankës Botërore.