BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Braktisja e këshilltarëve alarmon LSI, humbet shumicën në bashkitë e drejtuara prej saj, nisin kërcënimet ndaj socialistëve

Braktisja e këshilltarëve alarmon LSI, humbet shumicën në

Bashkimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike dhe braktisja e këshilltarëve bashkiakë, ka bërë që partia e Monika Kryemadhit të humbasë shumicën në bashkitë e drejtuara prej saj. LSI në zgjedhjet vendore të vitit 2015 ka fituar 8 bashki, por në 6 prej tyre vendimmarrja e kryetarëve është e kushtëzuar, pasi Partia Socialiste është kthyer në mazhorancë. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezulton se në gjashtë nga tetë bashki të drejtuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo e fundit ka humbur mazhorancën. Bëhet fjalë për bashkitë Gjirokastër, Skrapar, Përrenjas, Kuçovë, Bulqizë dhe Cërrik, ku socialistët janë dominues. Ndërsa në dy bashkitë e tjera si Berati dhe Delvina, LSI-PD vijojnë të kenë shumicën por vetëm me një anëtar më shumë. Po si është ndarja numerike e këshillave bashkiakë në këto bashki? Kështu në Bashkinë e Gjirokastrës, e cila drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, koalicioni PD+LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë 14 këshilltarë bashkiakë, ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë 17 këshilltarë. Kurse në Bashkinë e Skraparit, e cila drejtohet nga LSI, kjo e fundit së bashku me PD dhe partitë e tjera kanë 10 këshilltarë, ndërsa PS dhe aleatët e saj kanë plot 12 këshilltarë, ç’ka tregon që edhe në këtë njësi administrative mazhorancën e kanë socialistët. Po ashtu, në Bashkinë Përrenjas, e cila drejtohet nga LSI, kjo e fundit së bashku me PD+aleatët kanë 8 këshilltarë, ndërsa PS dhe aleatët e saj kanë 13 këshilltarë. Sakaq, socialistët janë dominues edhe në një tjetër bashki të drejtuar nga LSI, siç është ajo e Kuçovës. Në Kuçovë, LSI sëbashku me PD dhe partitë e tjera opozitare kanë 14 këshilltarë bashkiakë, ndërsa PS ka 17 këshilltarë. Ndërkaq, në Bashkinë Cërrik, e cila drejtohet nga LSI, kjo e fundit sëbashku me PD dhe partitë e tjera kanë 11 këshilltarë, ndërsa PS dhe partitë e tjera kanë 17 këshilltarë. Ndërkohë, edhe në Bashkinë e Bulqizës, e cila drejtohet nga parti e Kryemadhit, rezulton se LSI+PD dhe partitë e tjera kanë 10 këshilltarë, ndërsa PS dhe partitë e tjera kanë 11 këshilltarë. Nga ana tjetër, në dy bashki si ajo e Beratit dhe Delvinës, LSI rruan shumicën në këshillat bashkiak me nga një votë.

LSI sulmon PS

Largimi i këshilltarëve drejt socialistëve, por edhe marrja e shumicës së këshillave bashkiakë nga ana e PS në bashkitë e drejtuara nga partia e Kryemadhit, duket se po bllokon vendimmarrjen e kryetarëve të bashkive të drejtuar LSI. Në Skrapar mbledhja e këshillit bashkiak ka dështuar pasi nuk kishte kuorum votash, pasi anëtarët e PS nuk ishin prezent. Mirëpo, të ndodhur përpara kësaj situate, eksponentët e LSI, kanë adresuar një sërë kërcënimesh ndaj socialistëve. Në një deklaratë për mediat deputeti i LSI, Nasip Naço akuzoi kolegun e tij të PS, Adnor Shameti, duke i kërkuar që të heqë dorë nga presionet. Ai fajësoi deputetin socialist, pasi sipas tij, ka urdhëruar këshilltarët për bojkot, duke lënë 876 familje të paaftësisë dhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike pa të ardhura. “Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqë dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë. Ai duhet të heq dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara rilindjes prej vitesh në Skrapar.Qëllimi i deputetit të rilindjes është i qartë: sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më e lehtë është që përkundrejt varfërisë tu blejë votën e tyre. Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi skraparlinjtë, janë të varfër, por janë krenarë dhe nuk mund të shiten dhe blihen. Koha e ka vërtetuar”, Naço./ Rigels Seliman

Më të lexuarat