BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

BSH këshillon qeverinë të jetë e kujdesshme me përmasat e borxhit publik gjatë situatës pandemike

BSH këshillon qeverinë të jetë e kujdesshme me përmasat

Ndërkohë që vendi po përballet me tkurrje ekonomike të ndjeshme qeveria shqiptare është detyruar të rrisë nivelin e borxhit publik. Edhe pse kjo rritje është e mirëkuptueshme në këto raste, Banka e Shqipërisë i ka kërkuar qeverisë të mbajë nën kontroll borxhin publik dhe të mos zgjerojë më tej borxhin në valutë. Madje kjo këshillë i është paraqitur qeverisë që në fillim të këtij viti. Në raportin vjetor të vitit 2019 që tashmë është dorëzuar në Kuvend, Banka ka sqaruar se krahas objektivit të saj ka ushtruar rolin e saj si këshilltar duke dhënë opinione dhe sugjerime mbi politikat e institucioneve partnere. Gjatë vitit 2019, Banka e Shqipërisë ka dhënë opinion mbi Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik, 2020-2022. Në këtë raport theksohet rëndësia që ka vijimi i konsolidimit të borxhit publik në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në vend dhe në uljen e primeve të rrezikut. “Sugjerohet ruajtja e raporteve të borxhit në valutë ndaj borxhit total, duke u kujdesur që ky raport të mos rritet. Në këtë mënyrë, ulet ekspozimi i vendit ndaj goditjeve në tregjet e huaja. Theksohet nevoja për koordinimin e politikës fiskale me atë monetare në interes të qëndrueshmërisë makroekonomike, si dhe respektimin e kufijve të treguesve buxhetorë të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit”, thuhet në raport. Banka e Shqipërisë tregon se përmes bashkëpunimit me Komitetin e Borxhit të Brendshëm, i cili ka për qëllim marrjen e vendimeve për administrimin e likuiditetit në tregun e brendshëm, me një kosto sa më të ulët dhe shpërndarje eficiente, mbajtja stabël e borxhit do të harrohet. Ndërsa shton këtu se nevoja për veprime këtij institucioni shtohet në kohë krize ekonomike që po përjeton vendi ynë. Gjithashtu Banka e Shqipërisë kryeson Komitetin Kombëtar të Pagesave, i cili ka si qëllim të mbështesë dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit kombëtar të pagesave në Shqipëri. BSH këshillon që sistemi i pagesave të mbetet i pacenueshëm pavarësisht situatës, në këtë mënyrë edhe sektori i prodhimit dhe i shërbimeve do të vazhdojnë të ruajnë parametra e duhur. Pasi sipas BSH, koordinimi i punës në këtë Komitet shërben për mënjanimin e situatave të tensionuara në tregje, minimizimin e luhatshmërisë së normave të interesit dhe përmirësimit të parashikimit të nevojave për likuiditet nga sistemi bankar.