BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bujar Hoxha: Komisioni ‘Mezini’ ka fshehur të dhëna për politikanë, ja si u zhdukën dokumentet e Sigurimit të Shtetit ku dilnin emrat e spiunëve  të shërbimeve sekrete.

Bujar Hoxha: Komisioni ‘Mezini’ ka fshehur të dhëna

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, Bujar Hoxha ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Sot” për  ato vite dhe për shumë të panjohura të asaj periudhe. Hoxha ka përmendur ekzistencën e një dosje me emrin “Kaos”-i dhe shkruan se: Nëse doni të mësoni emra, hidhni shikimin edhe tek libri im “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, veçanërisht në dosjen drithëruese “Kaos”. Aty ka gjithçka që duhet për të ngritur vlerësimin e opinion publik ndaj portretizimit të spiunëve që kanë vepruar kundër Shqipërisë që u konvertuan në heronj të demokracisë, dhe sot e paraqesin veten si të kulluar nga njollat e së kaluarës.”

-Z. Hoxha, në intervistën e fundit për gazetën “SOT” keni përmendur dosjen “Bomba”, “Merimanga” e grupi i famshëm “Intelektuali”, ku në këto dosje janë përfshirë dhe politikanë shqiptarë, mund të na jepni më shumë detaje?

Më duhet të them me krenari se ato që citoni ju janë procese brilante të SSH dhe askush nuk mund t’i hedhë poshtë. Dikush nga kolegët tuaj që drejton një goxha televizion, qëllimisht deformoi këtë gjë në një pyetje pa përdorur emrin e autorit të librit që kishte shkruar për këto procese. Ky gazetar i shkathët dhe Zoti e faltë, u “mahnit” nga kilometrat e dosjeve të SSH që sipas tij kërkojnë përgjigje. Për të vazhduar me pyetjen tuaj dhe të gazetarit merakli do të shtoja një dosje tjetër që unë e kam cituar në librin tim që mori emrin anarkist “Kaos”.  Për ironi, kërkimet historike nga Autoriteti i Dosjeve mund të zbulojnë fakte dhe emra interesantë të panjohur deri më tani, që në një farë mënyre, e bëjnë debatin të padiskutueshëm. Dosja, për gati dy vjet, do të ishte në vëmendjen e pak njerëzve. Aty regjistroheshin “fshehurazi” emra dhe personazhe, që dyshoheshin për spiunazh në shërbim të të huajve. Kishte të tillë që përmendeshin “kalimthi”, më pas këta njerëz do futeshin në historinë e shtetit shqiptar, që po të ngacmoheshin do të krijonin një skandal të “bukur” spiunazhi dhe të bujshëm për SSH. E gjithë kjo dramë u harrua duke u mbyllur në heshtjen më të plotë. Atë kohë, “Kaos”-i nuk ishte një aspekt i vogël i operacioneve, që shërbimet sekrete antishqiptare kishin ndërmend të lëshonin kundër Shqipërisë. Po të hapej kjo dosje do të binin përdhe’ disa figura të larta të pluralizmit. Tani është tepër vonë. “Kaos”-i nuk merrej me letra apo emaile anonime si ç’merret Autoriteti i Dosjeve me rastin “IM”, që hapi debat spektakolar, për të provuar se rasti ishte dyshues, për të shmangur zhurmën, kërkuan ligj pas ligji. Është fatkeqësi, jo vetëm për Kuvendin që sorollatet për të gjetur gjëegjëza, por për kryeministrin që nuk ka një koncept ligjor dhe një baraspeshë për arsyetim ekzekutiv, duke kalëruar rreth e qark arenës parlamentare, hipur në kalin e tij të egër të arrogancës. Në gjithë këtë rrëmujë dhe mendjelehtësi të parlamentit, ai dhe suita e tij lesbike nuk kanë dhënë asnjë argument për t’u korrektuar. Një spektator i tillë energjik nuk është parë kurrë që mbetet pjesë e paranojës së tij për të patur një shtet anarkik.  Për t’ju përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes suaj për ekzistencën e spiunëve në Kuvend, jam pak skeptik, anoj nga mohimi, e shoh si një mani vulgare për magji, një shembull tipik të puritanizmit shqiptar, një histeri, një shaka cinike që i bëhet publikut të gjerë shqiptar.

-Kryesisht në filtra do jenë edhe figura që kanë marrë certifikata pastërtie nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Çfarë dini ju për këto komisione dhe ka zëra se ata kanë manipuluar dosjet duke nxjerrë të pastër individë që ka dashur Sali Berisha, pasi komisionet në fjalë kanë qenë nën thundrën e tij?

Po të kishim një shtet serioz, juridiksioni i Autoritetit të Dosjeve nuk do të formatizohej si një institucion i plagosur dhe xheloz, me përgjegjësinë e cunguar të verifikimit gjithëpërfshirës, duke marrë me vete edhe komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”. Për fat të keq autoriteti i këtij institucioni ra ndjeshëm duke krijuar përshtypjen e një sigurie të pabesueshme dhe qeveria i vendosi ata të përgjojnë thashethemet politike e të veçonin “karakteret e dyshimta”. E mira do të ishte që Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) duhej të kishte hyrë në lojë, siç duket qëllimisht e shmangën, një paradoks që solli lëndim, një tallje e pushtetarëve mediokër që nuk afronte ndershmëri për një publik të shokuar nga shifrat false dhe të pa vërteta. Është shumë poshtëruese për politikanët tanë pasionant që për 32 vjet nuk e kanë zgjidhur këtë çështje. Si me magji SSH u zhduk, por kërkimet për të nuk kanë të sosur. Në këtë epope të gjatë, për fat të hidhur donkishoteske, gjen vetëm akuzatorë. Tre komisione të kryesuar nga pinjollë të politikës, u morën me pasion të paragjykuar vetëm për të demaskuar SSH. Po ku janë tregimet e tyre? Ato nuk nxorën fakte për veprimtarinë reale të SSH. Analizat dhe tregimet vazhdojnë. Këta nuk po ndikojnë për të vërtetën, vetëm sa për të shuar frikën, sepse të besosh “pinjollët” do të thotë të besosh thashethemexhinjtë e rrugës, të pabesueshmen. Le të kthehemi tek komisioni “Mezini”. Në dijeninë time, nuk u bë transparencë e drejtë dhe pati manipulime nga qeveria e asaj kohe. Ky manipulim për Partine Demokratike, jo vetëm nuk justifikonte publicitetin e saj, por e bënte atë jo të besueshëm. Propaganda thelbësore ishte të thyente mitin e SSH si shërbim i glorifikuar që kishte mbështetje publike. Përderisa qëllimi i komisionit ishte ndershmëria, ai duhej të kryente detyrën sipas ligjit e jo vetëm duke u shfaqur në lajme, apo kur pasqyrohej në gazeta. Në dijeni time, komisioni “Mezini” ka fshehur të dhëna për politikanë që çedoheshin në pastërtinë e figurës. Të keqen unë nuk e shikoj këtu, por tek fshehja e dokumenteve ndaj personave që dolën në krye të lëvizjeve demokratike dhe SSH i gjurmonte si spiunë të shërbimeve sekrete të huaja me vrull të madh antishqiptar, dhe këtu kam parasysh, kryesisht ata jugosllav dhe grek. Çudia me politikanët tanë “atdhetarë” është se përpiqen egërsisht të demaskojnë bashkëpunëtorët e SSH që kanë kontribuar në zbulimin e këtyre spiunëve te rrezikshëm që kanë punuar kundër Shqipërisë dhe mbrojnë tradhtarët! Nëse doni të mësoni emra, hidhni shikimin edhe tek libri im “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, veçanërisht në dosjen drithëruese “Kaos”. Aty ka gjithçka që duhet për të ngritur vlerësimin e opinion publik ndaj portretizimit të spiunëve që kanë vepruar kundër Shqipërisë që u konvertuan në heronj të demokracisë, dhe sot e paraqesin veten si të kulluar nga njollat e së kaluarës. Nëse nuk ka censurë Autoriteti i Dosjeve, do i mjaftonte koha për të pastruar disa prej tyre. Në librin tim kam folur me admirim për agjentin e SSH “Skifteri”, një potent dhe patriot i vërtetë. Raportet e tij të raportuara tek SSH shpëtuan shumë jetë njerëzish në Tiranë, nga kriminelë dhe spiunë të shërbimit sekret jugosllav dhe ndonjë tjetri, siç ndodhi për fat të keq me 2 Prill 1991 në Shkodër. Këtij t’i hapet dosja, thotë politika, spiunëve që vepruan kundër vendit, të mos i hapet vijon të thotë politika. Një maskaradë e vërtetë antikombëtare!

-Një ndër politikanët që detyroi Kuvendin e Shqipërisë të hidhte këtë hap është Ilir Metaj, sot kryetari i  Partisë së Lirisë, që deri dje ka pasur postet më të larta publike si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit apo President. Për këtë të fundit Autoriteti i Dosjeve u vu në lëvizje, pas një emaili që ai ka spiunuar shokët në fund të viteve ’90. Ju i besoni këto aludime për Metën. A ka qenë spiun i ish-Sigurimit?

Tregimi shumë dramatik, ndonëse publiku dukej shumë i argëtuar nga fakti se Ilir Metaj me gjithë këto funksione të larta nuk kish patur mundësi t’i manipulonte këto dokumente, ashtu siç kanë bërë edhe të tjerë para tij. Tani Ilir Metaj ishte një yll dhe duhej vepruar. Si i tillë, Autoriteti i Dosjeve filloi të shfaqej në rubrikat e thashethemeve të politikës arriviste, me romanca gjysmë-hije surprizash. Në një prononcim të mëparshëm kam sqaruar se SSH, në vitin 1983, nisi taktika të reja informative në shkollat e mesme, për të konsiliduar një rrjet sekret kualitativ, me nxënës elitarë si e ardhmja e vendit. Këta kandidatë të zgjedhur profesionalisht rekrutoheshin, dhe kur kalonin në Universitet merreshin në lidhje nga Dr.Punëve të  Brendshme Tiranë. Në dijeni time, nuk kam gjetur asnjë praktikë që “I.M” të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti informativ. Mbi të gjitha, ishte rreptësisht e ndaluar që një bashkëpunëtor i SSH të dilte dëshmitar në një proces gjyqësor. Përjashtimisht, vetëm për raste të mprehta si spiunazh, terror etj., dhe detyrimisht me pëlqimin e tij (bashkëpunëtorit). Nëse do ishte e vërtetë, Autoriteti i Dosjeve do të kishte trazuar pjesën më të madhe të politikanëve të fjetur, duke ngritur alarmin për spiunët e SSH, që në fakt tërhoqi shumë vëmendje. Afërmendsh, informacioni anonim synonte t’i priste kokën Ilir Metës dhe në këtë rast nxitej etja e publikut për tallava.

Më të lexuarat