BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

Bujar Leskaj akuza qeverisë: Nivel i lartë i papunësisë dhe varfërisë në vend, programi i PD do rimëkëmbë biznesin dhe ekonominë

Bujar Leskaj akuza qeverisë: Nivel i lartë i papunësisë dhe

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj dje ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve të ndryshme. Ai akuzoi qeverinë për nivelin e lartë të papunësisë, të varfërisë dhe mungesën e investimeve të huaja. Leskaj u shpreh se në këtë pandemi teksa bota kërkon vaksina dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë vaksinë dhe qeveria tua japi pasi e ka për detyrë. Sipas tij nevojë për vaksinë ka ekonomia e vendit, përmirësimi i qeverisjes dhe fuqizimi i bizneseve. “Në zgjedhjet e prillit ndodhemi në një udhëkryq të madh përpos treguesve të ulët që ka treguar papunësinë, niveli i lartë i varfërisë, mungesa e investimeve të huaja, goditja e biznesit të vogël dhe të mesëm kanë qenë tregues që na kanë dobësuar shumë. Ashtu si në këtë kohë pandemie bota kërkon vaksina edhe qytetarët shqiptarë kërkojnë vaksina sepse ky është një detyrim i qeverisë jo një privilegj. Një vaksinë të madhe e kërkon ekonomia jonë, përmirësimi i qeverisjes, zhvillimi e fuqizimi i biznesit të vogël e biznesit të madh. Një vaksinë të madhe e kërkon përkrahja që ne duhet t’u japim familjeve shqiptare”, tha Leskaj. Drejtuesi i politik i PD në Vlorë, e akuzoi kryeministrin Edi Rama si një shkaktar që 500 mijë shqiptarë janë larguar këto 8 vite gjatë qeverisjes së tij. Leskaj e quajti qeverinë një sekt të dështuar me premtime boshe teksa rikujtoi premtimet e vitit 2013 nga PS. Ai tha se në këto 4 vite janë larguar 42 mijë qytetarë vetëm nga qyteti i Vlorës. “Ne synojmë dhe do të arrijmë të përgjysmojmë varfërinë dhe mbi të gjitha të ndalojmë emigrimin. Ky nuk është emigrim i thjeshtë në thelb, këtu flasim për një hemorragji. Janë 500 mijë shqiptarë të larguar në këto 8 vite keqqeverisje të Ramës, në një kohë kur kjo qeverisje dhe ky sekt i dështuar në 2013 premtoi 300 mijë vende pune. Janë 42 mijë qytetarë nga qarku i Vlorës që janë larguar këto 4 vite”, tha ai.

Leskaj flet për programin e PD

Ish-kryetari i KLSH, Bujar Leskaj gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve foli dhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike. Leskaj tha se do të zgjidhet problemi i punësimit dhe do të frenohet emigracioni. Ai u shpreh se qeveria pas 25 prillit nuk do t’u shërbejë më 5 oligarkëve ashtu siç po bën qeveria në ikje. Ai tha se ulja e taksës nga 15% në 9% do të sjellë më shumë para, mirëqenie dhe forcim të individëve. “Programi i Partisë Demokratike do zgjidhë në radhë të parë problemin e punësimit dhe do frenojë emigracionin. Familja shqiptare do të fuqizohet me taksa të cilat do të ndihmojnë bizneset e vogla dhe të mesme, për tu forcuar. Qeveria shqiptare nuk do tu shërbejë vetëm 5 oligarkëve, siç bën ditë për ditë qeveria në ikje. Në thelb ulja e taksës nga 15% në 9% dhe një taksë e sheshtë për të gjithë do të bëjë që në xhepat e qytetarëve dhe në llogaritë e bizneseve të vogla e të mesme, të qarkullojë më shumë para. Më shumë para do të thotë më shumë konsum, rritje e mirëqenies, forcim i firmave dhe forcim i individëve. Nga ana tjetër program ynë është një program i cili parashikon punësimin e 110 mijë shqiptarëve në 4 vitet e realizimit të tij dhe formalizimin e 150 mijë shqiptarëve të tjerë të cilët tashmë punojnë në të zezë”, tha Leskaj.

Më të lexuarat