BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj zhvilloi takime me të rinjtë në degën e Selenicës ku u mbajtën dhe zgjedhjet për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Leskaj u shpreh se programi i PD për rininë do të sjellë ndryshim dhe do tu japë zgjidhje problemeve që rinia ka. Ai tha se PD do të frenojë largimin masiv të të rinjve nga vendi e do u japë atyre mundësi të përfshihen në vendimmarrje. Leskaj u shpreh se rinia është një nga shtyllat kryesore ku do të mbështetet PD pas 26 prillit.“Puna e nisur përpara disa ditëve për riorganizimin e FRPD dega Selenicë, u konstituua sot me zgjedhjen e kryetarit të ri të FRPD për Selenicën, z. Krenar Shoraj dhe sekretarit Enrik Imamaj. Me ekipin e të rinjve vizionarë e të përkushtuar të FRPD Selenicë biseduam për nevojën emergjente për ndryshim dhe vizionit të Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë dhe programit për rininë: “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Rinia do punë, arsim cilësor, standarde jetese, garanci për të ardhmen. Ndalja e largimit të rinjve, por dhe përfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat folëm. U shpreha angazhimin e kryetarit Basha për frenimin e largimit masiv të rinisë si dhe pjesëmarrjen aktive të tyre në vendimmarrjen e qeverisë demokratike pas 26 prillit! Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet Partia Demokratike për fitoren e 25 prillit. Koha për ndryshim ka ardhur”, tha ai.

Leskaj takime në Vlorë, Himarë e Borsh

Ish-kryetari i KLSH zhvilloi po ashtu dhe disa takime të tjera me të rinjtë në qytetin e Vlorës, Himarës dhe Borshit. Disa nga çështjet që u diskutuan ishin ndalimi i largimit të të rinjve, mbështetja financiare për ta, përfshirja në vendimmarrje dhe reformat në arsim. Leskaj tha se PD është angazhuar për të dhënë 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojë apo të përgjysmojë tarifat universitare. Ai u shpreh se me programin “Rinia Fiton”, është parashikuar një mbështetje shtesë për të rinjtë, praktika të paguara, krijimi i inkubatorëve të suksesit dhe promovimi i sipërmarrjes në vend.“Sot zhvillova pesë takime të veçanta, me të rinj në Vlorë, Himarë e Borsh. Ndalja e largimit të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe përfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat folëm. PD angazhohet të japë 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojë apo të përgjysmojë tarifat universitare në bazë të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Në programin “Rinia Fiton” parashikohet që të ofrohet mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj. Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre. PD angazhohet të krijojë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Rinia shqiptare meriton demokracinë, meriton Europën. Shqipëria europiane fillon me rininë”, tha Leskaj.

Më të lexuarat