BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

Bujar Leskaj promovon në Vlorë librin për Joe Biden: Suksesi arrihet kur qëllimet dhe synimet janë të qarta

Bujar Leskaj promovon në Vlorë librin për Joe Biden: Suksesi

Teksa Joe Biden mori zyrtarisht postin si president në SHBA, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka ndjekur ceremoninë e inaugurimit nën shoqërinë e të rinjve demokratë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Leskaj ka publikuar disa momente gjatë promovim të librit "Joe Biden, ëndërrimtari amerikan", dhe njëkohësisht librit të tij "GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros". Leskaj tregon se, qëllimi i takimit dhe i promovimit të librit “Joe Biden, ëndërrimtari amerikan" është nxitja e frymës së demokracisë në politikëbërje. Sipas tij, të rinjtë e paangazhuar më parë në forume politike duhet të kuptojnë se mënyra më e mirë e të bërit politikë është ajo e Biden, prandaj promovimi i librit të tillë është i domosdoshëm në këto kohë kur vendi ynë është në prag zgjedhjesh. Laskaj tha se ky libër tregon synimet e PD. “Promovimi me të rinjtë i librit te autorit Evan Osnos: "Joe Biden, ëndërrimtari smerikan". Sot, në të njëjtën orë kur në Capitol Hill inaugurohej presidenti i ri i SHBA, u takova me të rinj anëtarë të FRPD Vlorë, FRPD Selenicë si dhe të rinj të tjerë të paangazhuar me forumet e PD të pranishëm sot në zyrat qendrore të shtabit elektoral të Partisë Demokratike. Së bashku me të rinjtë ndoqëm ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden. Simbolika e takimit me të rinjtë u përzgjodh për të treguar edhe mënyrën e politikëbërjes dhe mënyrën se si arrihet suksesi kur qëllimet dhe synimet janë të qarta”, shkruan Leskaj. Ndërsa thekon se çdo i ri duhet të lexojë të dy librat dhe të mbështetet në mesazhet që ai jep, Leskaj tregoi se ditën e djeshme ai vetë u dha të rinjve prezent në mbledhje nga një kopjet e librit "Joe Biden, ëndërrimtari amerikan". “Gjatë takimit promovuam botimin më të fundit: "Joe Biden, ëndërrimtari amerikan" dhe diskutuam mbi librin. Në fund u dhurova të rinjve librin e autorit amerikan Evan Osnos për jetën e presidentit të ri (botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Morava), si dhe librin tim "GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros" në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro”, shkruan ai.

Politika e Biden

Libri "Joe Biden, ëndërrimtari amerikan" fillon me jetën e Biden, që kur ai ka qenë fëmijë dhe përmes këtyre rreshtave autori tregon se presidenti ka pasur frymën e demokracisë dhe barazisë që në fëmijëri. Sipas autorit, Biden ka qenë pjesë e protestave të vazhdueshme kundër racizmit në SHBA, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në to. “Bajdeni ishte një student mesatar, por popullor, i Akademisë Arçmer, një shkollë private në Delwuer; për të mbuluar pagesën, punonte me mirëmbajtjen e fushave sportive. Ai ka luajtur njëfarë roli të vogël në protestat kundër ndasive racore, përfshi një grumbullim përpara një restoranti në Uilmington, ku nuk pranuan t’i shërbenin një shoku me ngjyrë të klasës, më 1961. Në vitin e parë të shkollës, vizitoi Bahamasin gjatë pushimeve të pranverës”, shkruhet në një fragment të librit. Një pjesë tjetër e librit tregon se pandemia zbuloi të vërtetën se kë mbështeste Biden dhe kë Trump. Sipas autorit, Biden nuk mendoi për zgjedhjet përmes fushatave me premtime, boshe por u erdhi në ndihmë familjeve dhe shtresave në nevojë. Prandaj Biden u zgjodh nga populli edhe pse Trump bëri më shumë reklamë në media gjatë fushatës. “Ndërsa zgjedhjet afroheshin, Bajdeni përballej me një vështirësi: suksesi i tij politik nuk kishte ardhur kurrë nga fjalimet frymëzuese apo nga përdorimi i zgjuar i mediave sociale; i kishte ardhur nga afrimi i drejtpërdrejtë me njerëzit, por pandemia kishte bërë që ky afrim me njerëzit të bëhej pothuajse i pamundur. “Presidenca nuk është thjesht një detyrë administrative. Është, pikë së pari, vendi i lidershipit moral””, shpjegon autori. Sipas autorit të librit, Biden e quajti fushatën e tij presidenciale "një betejë për shpirtin e kombit", një ringjallje shpirtërore, jo vetëm një garë politike. Pasi në të vërtetë Biden e konsideron detyrën e një politikani me atë të një prifti.

Më të lexuarat