
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Bujar Leskaj takim me të rinjtë e Vlorës: Edi Rama fajtor për largimet masive, PD u rikthen Shqipërinë shqiptarëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Mars 2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj zhvilloi disa takime me të rinjtë e qytetit. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është fajtori kryesor që të rinjtë largohen nga vendi. Leskaj tha se në moshat 19-27 vjeç, 74% duan të emigrojnë. 94% e studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet jashtë nuk duan të kthehem më. Sipas tij kjo është një dramë që të rinjtë do ta ndalojnë duke votuar ndryshimin në vend. “Rinia e kërkon ndryshimin! Dhe ndryshimi i Shqipërisë do të vijë nga rinia. Rinia e di të vërtetën! 8 vite dështime të Ramës! Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18- 40 vjeç, ose rreth 940.000 vetë duan të largohen. Në moshat 19-27 vjeç, 74% duan të emigrojnë. 94% e studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet jashtë nuk duan të kthehem më! Kjo është drama që po përjetojmë si komb e si Shqipëri! Ka vetëm një autor, ka vetëm një fajtor, ka vetëm një përgjegjës për këtë gjendje: Edi Rama! Të rinjtë e Vlorës me votën e tyre do të ndalin të keqen e do të sjellin ndryshimin! Rinia në krah të Partisë Demokratike është garanci për Shqipërinë Europiane”, tha Leskaj. Ai u shpreh se qarku i Vlorës është prekur shumë nga keqqeverisja e Ramës dhe tani ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Leskaj tha se gati mbi 40.000 banorë janë larguar dhe papunësia është shumë e lartë gjatë qeverisjes së Rilindjes. Sipas tij programi i PD do të mundësojë subvencionime në bujqësi 100 milionë euro në vit dhe investime në bujqësi 50 milionë euro në vit, 110.000 vende të reja pune në mandatin e parë, kredi për familjet e reja dhe rritje e pagës minimale dhe bursa për studentët e familjeve, të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. “Shqipëria ka 8 vjet në vendnumëro me Ramën. Qarku i Vlorës është prekur shumë nga keqqeverisja e Ramës. Mbi 40.000 banorë të larguar; papunësia shumë e lartë dhe një falimentim i mbi 5.000 bizneseve gjatë qeverisjes së Rilindjes. Është koha të ndryshojmë! Ne jemi një popull plot energji. Partia Demokratike ka program ambicioz, por real. Partia Demokratike u rikthen Shqipërinë shqiptarëve. Pas 25 prillit qeveria Basha do të mundësojë subvencionime në bujqësi 100 milionë euro në vit dhe investime në bujqësi 50 milionë euro në vit. Ndihmë maksimale për nxitjen, shpërndarjen e tregtimin e produkteve bujqësore. 110.000 vende të reja pune në mandatin e parë. Kredi për familjet e reja dhe rritje e pagës minimale. Bursa për studentët e familjeve, të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Në 25 prill Rama humb dhe fitojnë Partia Demokratike dhe Shqipëria ”, u shpreh Leskaj.
Më të lexuarat


“U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve”, kryeministri Rama del me mesazhin e prerë për zhurmën e krijuar për të dhënat personale të qytetarëve: Kur hyn në fushën e lojës...

“Janë përpjekur të na poshtërojnë”/ Përplasjet brenda partisë e spostuan nga LSI? Luan Rama del me mesazhin e fortë nga Vlora

“Takimi i fitores”/ Fushata elektorale, zbulohet lëvizja strategjike e kryeministrit Rama, ja ku do të shkojë sot në orën 15:00 (FOTO)

Në kulmin e përplasjeve të forta/ Monika Kryemadhi ‘zbarkon’ në Vlorë, çfarë po ndodh me Luan Ramën. Publikohet fotoja që tregon gjithçka

Ish-zv.kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i njohur shqiptar ndalohet nga Policia. Çfarë ndodhi mes tyre (Publikohet VIDEO e debatit)

“Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti”/ Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë: Mezi presim Ilirin që të dalim dhe ta hedhim në...

Ndodh incidenti i papritur në takimin elektoral të Lulzim Bashës, shihni çfarë i bën truproja i tij kandidates për deputete të PD-së (VIDEO)

“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri
