BREAKING NEWS

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi situatën epidemiologjike në vend: 19 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa persona kanë humbur jetën

Mbi 800 të infektuar në 24 orë, MSH informon qytetarët mbi
x
BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Bujar Nishani: Dyshja Rama-Basha po përpiqen të asgjësojnë PD-në, kreu demokrat ka kapur çdo pushtet brenda partisë

Bujar Nishani: Dyshja Rama-Basha po përpiqen të asgjësojnë

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani dje me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se i ka ngulur një thikë pas shpine PD-së. Nishani tha se Basha po mban peng pushtetin vendimmarrës brenda partisë për t’i shërbyer regjimit që do ta asgjësojë atë. Sipas ish-presidentit, asgjësimi i PD është minim i demokracisë. “Thikat pas shpine ndaj PD janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë! Misioni që i është ngarkuar Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar është projekti më kriminal dhe antidemokratik që prej atij të 1997! Të kapësh e të mbash peng pushtetin dhe procesin vendimmarrës mbi PD, për t’i shërbyer projektit antishqiptar të asgjësimit të alternativës qeverisëse, është po aq kriminale sa korrupsioni, shkatërrimi i institucioneve, varfërimi, prej qeverisjes. Asgjësimi i PD është asgjësimi i opozitës sot, është asgjësimi i alternativës së qeverisjes ndryshe nesër, është minimi i demokracisë”, tha Nishani. Lidhur me idenë se Basha ishte i detyruar nga SHBA për të përjashtuar Berishën, Nishani thotë se janë fasada. Ai u shpreh se Basha disa herë ka marrë ultimatume nga SHBA, por ka përfunduar duke i injoruar. Sipas Nishanit, projekti antishqiptar i Ramës dhe Bashës për të hequr qafe PD është beteje e madhe politike. “Tezat e Edi Ramës se Bashën e detyruan SHBA për ta përjashtuar Sali Berishën nga PD dhe se ai nuk kishte rrugë tjetër, janë teza krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjësimit të PD. Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos djegur mandatet e mos braktisur Parlamentin ! Basha ka marrë kërkesa të forta e të qarta nga SHBA për të mos bojkotuar zgjedhjet! Basha as i mori në konsideratë ato ultimatume dhe i injoroi ato plotësisht sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës! Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjësimin e PD është beteja më e madhe politike”, tha ai.

Më të lexuarat