BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Bujar Nishani mesazh të fortë Lulzim Bashës gjatë mbledhjes: PD në moment dëshpërimi! Mbaj përgjegjësi

Bujar Nishani mesazh të fortë Lulzim Bashës gjatë mbledhjes:

Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, një ndër zërat më të fortë kritikë ndaj kryetarit Basha tha se PD është në një moment dëshpërimi, si kurrë më parë.

Nishani tha se PD ka më pak vota se në 2013, kohë kur sipas tij disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen.

“PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangsterësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë. Kush nuk e njeh situatën në bazë, nuk e njeh realitetin dhe nuk mund të gjykojë punën e demokratëve. Ne nuk i ndryshojmë dot realitetin. Shqiptarët nuk erdhën të na besonin ndaj edhe votuan vetëm 46%. Kur populli do ndryshim, lëshohet si dallgë në qendrat e votimit për ndryshim. Sot kemi vota më shumë se në 2017 po më pak se në 2013 kur disa persona mbajtën përgjegjësi dhe dhanë dorëheqjen. Ne mbetëm përsëri parti e dytë me diferencë të madhe. Po e nisim legjislaturën e re aty ku e lamë në 2019”, u shpreh Nishani.

Më të lexuarat