BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Bujar Nishani zbulon prapaskenat brenda selisë së PD për zgjedhjen e kandidatëve për deputet: Basha veproi si ordiner jo si intrigant

Bujar Nishani zbulon prapaskenat brenda selisë së PD për

Bujar Nishani ka qenë pjesë e komisionit të verifikimit të kandidatëve për deputetë që u ngrit para zgjedhjeve të 25 prillit në PD.

Bujar Nishani zbuloi dy detaje të reja për këtë komision. E para është që Bujar Nishani nuk ka qenë kryetar i këtij komisioni pasi ka qenë një organ kolegjial. Së dyti  ai zbuloi prapaskenat si një kandidat i përjashtuar nga komisioni shkonte te Basha dhe ky i fundit i thoshte ‘mos u mërzit se raportin e ke me mua’.

Kjo është e patolerueshme për ish-presidentin, i cili nuk ngurroi ta quaje ordinere duke mos u mjaftuar me fjalen intrige.

“Basha nuk ka ndërhyrë asnjëherë në punën e Komisionit. Nuk është se ka ndërhyrë. Por Basha në fund fare e shumëzoi me zero këtë punë. Nuk ndërhyri gjatë punës së komisionit, por ndërhyri në fund dhe e hodhi në kosh. Ishte totalisht i dështuar për opinionin publik, pasi nuk u respektua produkti i komisionit. Kur kryetari i partisë e thërret dike në zyrë dhe i thotë më vjen keq që komisioni nuk të ka përzgjedhur, por mos u mërzit se raportin e ke me Lulzim Bashën. Kjo është ordinere jo intrigë. Kjo tregon nivelin e degradimit të menduarit të një njeriu që pretendon nesër të bëhet kryeministër. Në shumë media, mesazhet përhapen nga selia PD, thuhej se kryetar ka qenë Bujar Nishani, por komisioni nuk ka kryetar. Në 2017 ai bëri të njëjtën gjë me listat”, deklaroi Nishani.

I pyetur a ka pasur ndërhyrje nga z.Basha për përzgjedhjen e kandidaturave, Bujar Nishani u përgjigj me jo, por duke shtuar se në fund vendimet e komisionit u hodhën në kosh

“Thyerja e rregullave, injorimi, është çështje modeli politik. Nuk është një rast apo dy raste. Kur shikon që kjo mënyrë sjellje është e përsëritur, nuk është rastësi, por çështje modeli. Nuk jam dakord me atë që Fredi tha Basha tregoi lidership kur përjashtoi Berishën. Nuk mori vendim. Nëse do të ishte vërtetë vendim i tij po. Në konceptimin tim, aktet e lidershipit merren në mënyrë transparente. Po të shikosh nga ana proceduriale, akti i Bashës është bërë fshehurazi. Së pari lideri duhet të ketë përgjegjësi. Nuk e ekzekuton Basha vendimin, por partia dhe grupi parlamentar. Baza nuk ka qenë në dilemë kush është lider Basha apo Berisha. Baza ka qenë e bindur që janë të dy. Çdo vendim Basha e merr bashkë me Berishën. Në momentin kur baza u bind që kjo ishte një gënjeshtër ishte nga Basha pati këtë reagim kundër Bashës. U bind që ishte mashtruar në mënyrë sistematike për 8 vite nga Basha”, tha Nishani.

Më të lexuarat