Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bulykbashi akuza të forta ish-ministrit: Tahiri ka marrë miliona euro dhe dhurata nga trafikantët

Postuar: 22/10/2017 - 19:33

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi përmes një reagimi në faqen e tij të ‘Facebook’ shkruan se qeveria po përdor imunitetin parlamentar për ta mbrojtur Tahirin nga arrestimi. Më tej ai bën thirrje për rrëzimin e qeverisë pasi sipas tij, ligji është në duart e Edi Ramës dhe është i pabarabartë.

"Ligji eshte i barabarte per te gjithe. Por per Ramen dhe ministrat e tij, bashkepunetore ne krim, eshte edhe ME I BARABARTE se per te tjeret. Komisar Zagani denoncoi me fakte trafikun e droges se Habilajve edhe me makinen e Saimir Tahirit, ‎perfshirjen e ministrit dhe zyrtareve te policise. Saimir Tahiri dhe Edi Rama e denigrojne. Cfare ndodhi? Zagani u arrestua per shperdorim detyre, sepse ua kishte dhene informacionin agjensive ligjzbatuese te Italise dhe u detyrua te kerkoje azil politik.

Saimir Tahiri, minister i brendshem, rezulton ne pergjimet e italianeve si i lidhur me trafikun e Habilajve dhe se ka marre miliona euro dhe dhurata nga trafikantet‎. Prokuroria kerkon arrestim me qellim qe te mos prishe provat. Saimir Tahiri kercenoi Kryeministrin. Cfare ndodhi: Mashoranca socialiste vendosi qe te perdore imunitetin parlamentar per te mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi e ta mbaje te lire. Shqiptare, ligji ne duart e Edi Rames eshte i pabarabarte. Kjo qeveri duhet rrezuar!", shkruan Bylykbashi.‎

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:52

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se ende nuk është caktuar një datë se kur do të jetë protesta e radhës, por sipas tij nuk është kjo më e rëndësishmja.

Postuar: 19/02/2018 - 21:55

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar edhe marrëveshjen me Greqinë, për sa i përket çështjes së

Postuar: 19/02/2018 - 21:28

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar në Report Tv, ka folur për negociatat me Greqinë.

Postuar: 19/02/2018 - 20:18

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pas reagime të shumta.

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit