Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Burg kush pengon zgjedhjet", PD i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Ballës e Lleshajt: Hanë e pinë me kriminelë

Postuar: 20/04/2019 - 20:32

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga protesta e Unazës së Re ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ja ku po të them nga Unaza, këtu ku keni vjedhur e rrjepur me projekte korruptive, se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

Zgjedhje fasadë nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë që të ketë. Ju keni kokë staliniste. Nuk kuptoni dot pluralizmin. Fuqia qytetare do iu dërgojë në plehra ju dhe të gjithë sojin tuaj të kriminalizuar. Meqenëse iu hodhët këtë propozim, unë propozoj që të shkojnë në burg ata që hanë e pinë me kriminelë, ata që flasin në telefon me kriminelë”, tha Balliu.

Klevis Balliu kishte një thirrje edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Balliu komentoi deklaratën e Lleshajt, i cili u shpreh se do të konsiderohen banda ato forca politike që nuk hyjnë në zgjedhje.

Balliu tha se Lleshaj që kur është bërë ministër flet gjëra të pamatura, ndërsa shtoi se kjo qeveri bashkëpunon me kriminelët.

“Sandër Lleshaj që kur është bërë ministër nuk godet krimin, por opozitën. Unë iu garantoj se zgjedhje fasadë nuk do të mbahen. Opozita nuk do të ulet në tryezë as me Edi Ramën. Opozita nuk ulet në tavolinë me njerëz të droguar”, tha Balliu ndër të tjera.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 17:11

Opozita prej muajsh ka dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama, dhe formimin e një qeverie tranzitore, ku nuk kanë munguar as emrat e aluduar për të qenë në krye të saj.

Postuar: 23/05/2019 - 16:56

Propozimet e Lulzim Bashës të bëra në Durrës, për ndryshim të sistemit zgjedhor për zgjedhjen e P

Postuar: 23/05/2019 - 16:47

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Arben Ahmetaj përmes një fjale të gjatë në Parlament

Postuar: 23/05/2019 - 16:43

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pasi KQZ i rrëzoi kandidatin për bashkinë e B

Postuar: 23/05/2019 - 16:35

Ndërsa mori fjalën në seancë plenare, në të cilën u prezantua raporti i Institutit të Studimeve t

Postuar: 23/05/2019 - 16:29

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit iu dha sërish

Postuar: 23/05/2019 - 16:28

Në një intervistë për Deusche Welle ish-ministri gjerman Schëarz-Schilling thote se opozita e sot