BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Politike

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,

Analisti i njohur Genc Burimi ka analizuar dje në media lëvizjet në mjedisin politik shqiptar gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se qeveria e Edi Ramës gjendet midis 3 zjarreve. Sipas Burimit, rreziku më i madh që i kanoset qeverisë së Ramës është dosja e inceneratorëve ku janë vjedhur 400 milionë euro dhe një koktej molotovi, që sipas tij përbëhet nga korrupsioni dhe inflacioni në rritje. Nisur nga vizita e kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, analisti nënvizoi se Kryeprokurori mund t’i ketë paraqitur amerikanëve “gjëra shumë të rënda”, që mund të çojnë para drejtësisë edhe Edi Ramën. Por, po sipas tij, amerikanët sot nuk kanë një xhoker në politikën shqiptare për t’i dhënë kompetencat për drejtimin e vendit, pasi janë në konflikt me kreun e PD, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por njëherësh nuk është se e simpatizojnë fort Ramën, që ju mbetet alternativë e vetme. “Duhet të kuptoni se Rama nuk drejton i vetëm. Ka mbrapa një tutor që janë amerikanët. Jemi një lloj kolonie amerikane se vendosin SHBA-të bashkë me të. Sot në siklet mund ta vendoste një dosje tepër e rëndë që e ka në dorë SPAK-u. Është dosja e inceneratorëve. Por mua nuk më pëlqen ajo vizita e zotit Kraja në SHBA, ku takoi qeverinë amerikane. Ç’punë ka prokurori i vendit tim, i SPAK-ut t’i japë llogari amerikanëve. Kraja mund të ketë thënë shiko se kam gjëra shumë të rënda. Pro amerikanët i kanë thënë thirr Ramën, ata që qëndrojnë pranë tij, por edhe Berishën dhe Metën për ta balancuar. Se kanë problem fare amerikanët që SPAK-u të përndjek as Berishën, as Metën, as Ramën. Por po e bën një gjë të tillë ata destabilizojnë vendin. Se kush do ia zërë vendin Ramës. Nuk ke sot një xhoker që të mbajë peshën e ekonomisë, e gjeopolitikës. Sot kjo luhet, se ka një vakum politik, nuk kanë një kartë amerikanët për të zëvendësuar Ramën”, deklaroi analisti Genc Burimi.