Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Burri i deputetes së PS prokuror në Tiranë, reagon ashpër PD: Ushtar i Ramës, ja ku KLP shkeli Kushtetutën

Postuar: 19/04/2019 - 16:40

Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibejat, akuzon Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka shkelur kushtetutën me emërimin e bashkëshortit  të Ermonela Felajt si prokuror. Alibeaj tha se kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe kalimit në vetting.
 
Deklarata e Alibeajt
 
Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 
 
Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa veting, bashkëshorti i ish ministres së Edi Ramës, Ermonela Felaj. 
 
Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.  
 
Enmërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën 2 pika.  
 
1.Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë.2.     Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting. Përdorimi politik i organeve të reja të drejtësisë dhe i vetingut shpjegon pse 63 përqind e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë. 
 
Shqiptarëve iu premtua se reforma në drejtësi do  të zgjidhte problemet e mëdha të vendit: politikanët e korruptuar do të ndëshkoheshin, krimi do të merrte dënimin e merituar nga drejtësia e reformuar. E vetmja gjë që po ndodh është se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po mbahen në sistem, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar janë të paprekshëm dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetëm për familjarët e pushtetarëve.  
 
Nëse reforma në drejtësi u bë për të emëruar pa veting dhe në mënyrë antikushtetuese burrin e Ermonela Felajt, atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Edi Rama ka edhe një ushtar më shumë në drejtësinë e deformuar sipas interesave të tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se k

Postuar: 26/05/2019 - 10:55

Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtë

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Postuar: 26/05/2019 - 10:18

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar pjesmarrjen e djeshme të qytetarëve në protestën

Postuar: 26/05/2019 - 09:48

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi protestën e djeshme e komentuan s