Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Politike

Bushati dhe Marto: Kërkesa e PD për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri transitore alibi për të qetësuar demokratët, zgjedhjet janë më 2021

Bushati dhe Marto: Kërkesa e PD për zgjedhje të parakohshme dhe

Kërkesa e Partisë Demokratike për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie transitore, duket se do të rezultojë ëndërr e mbetur në sirtar. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe zyrtarë të PD prej disa kohësh këmbëngulin se vendi është në një krizë të thellë politike dhe se për ta gjithçka kthehet në normalitet vetëm nëse mazhoranca qeverisëse i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve. Por për deputetët e Partisë Socialiste kërkesa e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri transitore është alibi për të qetësuar demokratët. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti i PS, Ervin Bushati u shpreh se nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme këtë vit, ndërsa sfidoi opozitën teksa deklaroi se nëse zgjedhjet mbahen sot Partia Socialiste do të marrë më shumë deputetë se sa ka aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. “Nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme. PD nuk është gati me veten e vet. Gjithë argumentet e tjerë që hedh opozita për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme janë për të qetësuar zgjedhësit e tyre dhe nuk janë për t’u marrë seriozisht nga ne. Ne marrim parasysh vetëm argumentet e ndërkombëtarëve. Megjithatë, qoftë nga ana strukturore apo puna që po bëjmë, Partia Socialiste sot, po të futet në zgjedhje merr më shumë deputetë. Pasi ne jemi gati, jemi në fazë zhvillimi dhe e dimë çdo të thotë ngritje e strukturës”, deklaroi ai. Më tej, deputeti Bushati theksoi se ulja e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore është një sinjal pozitiv për qetësimin dhe reflektimin e vetë PD-së, pasi sipas tij, nuk mund të bëhet politika jashtë institucioneve. “Ne do të bëjmë ato që na ka thënë OSBE/ODIHR dhe të pranojmë çdo propozim të këtyre institucioneve. Mbi bazën e këtyre propozimeve kanë punuar dy ish-ministra të PD-së për reformën zgjedhore dhe nuk mund të plotësojmë tekat individuale. PD ka bërë vendimmarrje të gabuara, duke i lënë pa përfaqësim zgjedhësit demokratë”, nënvizoi Bushati. Ndërkohë, kundër kërkesë së PD për qeveri transitore dhe zgjedhje të parakohshme dje është rreshtuar edhe deputeti i PS, Andrea Marto gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”. “Propozimi i PD për qeveri transitore dhe zgjedhje të parakohshme më duket i pavend, paradoksal dhe për rrjedhojë nuk ka arsye që të merret në konsideratë nga shumica”, deklaroi Marto.